Përfaqësuesi i FMN-së i shqetësuar për vonesnë e konstituimit të institucioneve të reja

Aktuale

Përfaqësuesi i FMN-së i shqetësuar për vonesnë e konstituimit të institucioneve të reja

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 10:41
Agim Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Ruud Vermeulen

Ministri  i Financave Agim Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Ruud Vermeulen.

Krasniqi dhe Vermeulen ndanë shqetësimin e përbashkët se vonesa në konstituimin e institucioneve të reja po shkakton sfida në vazhdimin e reformave të nevojshme fiskale, përfshirë këtu edhe reformën e skemave përfituese të veteranëve të luftës.

 Gjatë takimit, Krasniqi theksoi përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve të Kosovës si anëtare e FMN-së për të mbarëvajtur stabilitetin makro-financiar.

 Në këtë drejtim, ai e siguroi përfaqësuesin e FMN-së se Ministria e Financave vazhdon të monitorojë ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore në baza ditore për të mbarëvajtur nivelin e  lartë të disiplinës fiskale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat