Policia tregon se deri ku kanë arritur hetimet për rastin e Vitore Stavilecit

Aktuale

Policia tregon se deri ku kanë arritur hetimet për rastin e Vitore Stavilecit

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 16:29
Blerand Stavileci me gruan e tij

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur që t’i identifikojë dy personat të cilët dje në orët e pasdites sulmuan fizikisht Vitore Stavilecin, gruan e ministrit në largim Blerand Stavileci. Megjithatë, zyrtarë nga policia e Kosovës, kanë bërë me dije se janë duke punuar në mënyrë intensive që ta zbardhin rastin.

Kështu ka bërë me dije, zëdhënësja rajonale e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

E ndërkohë ajo çka dihet deri më tani përmes raportit policorështë se dy persona janë të dyshuar për sulmin fizik ndaj Vitore Stavilecit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Përmet Vula, Prishtinë, më 28.08.2017-13:20. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar veturën, është ndaluar dhe sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK, e njëjta është liruar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat