“Nuk ka dilema se Haradinaj do të jetë kryeministër”

Aktuale

“Nuk ka dilema se Haradinaj do të jetë kryeministër”

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:53
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj vendi do ta ketë qeverinë, por siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi. Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejt t’i krijojë institucionet.

“Na duhet ende që ta bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesën ë deklarimet tona , dhe se kur mesazhi nuk duhet të kalojnë në manipulime.

Bllokues politik tha janë të gjitha partitë politike, e në veçanti tha ata që kanë fituar më së shumti. Tri partitë kryesore që janë në koalicion kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet. Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale, deklaroi Limaj në transmetuesin publik.

Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK-së të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.

Skena politike tha se asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë. Limaj tha se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dal si koalicioni i parë .

Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor, derisa nuk ka dilema se qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat