Haradinaj: Çështja e të zhdukurve, peng i vonesës së themelimit të institucioneve

Aktuale

Haradinaj: Çështja e të zhdukurve, peng i vonesës së themelimit të institucioneve

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:36
Haradinaj, ka vendosur lule tek Përmendorja dedikuar personave të zhdukur

Kandidati për kryeministër nga koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule tek Përmendorja dedikuar personave të zhdukur.

Haradinaj tha se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet pa epilog dhe të jetë  brengë vetëm e familjarëve, ndërsa është shprehur se edhe zvarritja e themelimit të institucioneve të vendit po lë mangu edhe këtë temë, ashtu sikur temat e tjera.

Ai ka theksuar se do të përpiqet të ndihmojë për çështjen e të zhdukurve, duke e shtyrë përpara deri në zbardhjen e rasteve të të pagjeturve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat