Thaçi: Të gjithë duhet të angazhohemi për çështjen e tëpagjeturve

Aktuale

Thaçi: Të gjithë duhet të angazhohemi për çështjen e tëpagjeturve

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 12:49
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka shprehur përkushtimin që çështja e të pagjeturve gjatë luftës në Kosovë të zbardhet.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve Thaçi thotë se të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohen sa më shumë në këtë  çështje.

Postimi i Thaçit në Facebook

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur.

Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë.

Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet.

E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave.

Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat