Haradinaj: Bajrami i vogël, festë që na forcon njerëzoren

Aktuale

Haradinaj: Bajrami i vogël, festë që na forcon njerëzoren

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:52
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam festën e Bajramit të vogël, duke thënë që kjo festë na forcon njerëzoren, dashurinë ndaj njëri-tjetrit, dhe sakrificën si çmim.

Postimi i Haradinaj:

Të gjithë qytetarëve të besimit islam, gëzuar Festa e Bajramit të vogël! Këto momente feste, na e forcojnë njerëzoren në ne, dashurinë ndaj njëri tjetrit, dhe sakrivicën si çmim! Besimi në hyjnoren gjithmonë ka qenë në shërbim të njerëzores, prandaj le të na shërbejë kjo festë, për ta parë se sa jetike për ne është dashuria ndërmjet nesh, toleranca ndaj të ndryshmëve, dhe paqja e përbotshme.

E gëzofshi me fat Bajramin e Vogël!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat