Haradinaj: Javën e ardhshme intensifikohen punët për formimin e Qeverisë

Aktuale

Haradinaj: Javën e ardhshme intensifikohen punët për formimin e Qeverisë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 20:50
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tha sot në Prizren se Kuvendi dhe qeveria e re do të formohen javën e ardhshme.

Ai tha se do të ketë intensifikim më të madh për krijimin e institucioneve.

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, ka deklaruar se javën që vjen do të intensifikohen punët për krijimin e institucioneve të reja.

Kryetari i AAK-së Haradinaj shprehet i habitur me atë që po ndodh në konstituimin e legjislacionit të ri.

Këto komente Haradinaj i bëri në Prizren, ku para strukturave të partisë prezantoi Lulzim Kabashin si kandidat të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 22 tetorit. Me këtë rast u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë të AAK-së në Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat