Paralajmëron Maloku: Ideja e Thaçit, mund të sjellë ndarjen e Kosovës?

Aktuale

Paralajmëron Maloku: Ideja e Thaçit, mund të sjellë ndarjen e Kosovës?

Nga: BOTA SOT Më: 31 gusht 2017 Në ora: 22:23
Hashim Thaçi

Sociologu Fadil Maloku, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se do të organizoi referendum për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit me Serbinë.

Maloku në një postim në Facebook, ka thënë se ideja e referendumit, do të hap çështje të reja të panjohura për Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai poashtu ka thënë se referendumi do të jetë vetëm një satisfaksion për kohën, por jo një zgjidhje për raportet shqiptaro-serbe.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:

President Thaçi! Një këshillë miqësore! 1. Të lutem; Mos gjyko, me mendjet dhe gjykimet e "këshilltarëve" jugonostalgjik (se janë me skadencë!), por, me logjikën argumentuese të gjakut dhe sakrificave të luftëtarëve dhe martirëve të rënë në altarin e lirisë! 2. Sepse, termi “Ballkani”, "Zonë e lirë ekonomike", apo "Tregu i përbashkët Ballkanik", është vetëm një (kurthë!) eufemizem i ri për ikonografinë e "vllazërim bashkimit" në ish Jugosllavi! 3. Si mund të krijohet kjo "krijesë Centaur", Z. President me fasadë të re para se me na njohë Serbia dhe BIH-es?! Ideja e Referendumit (nëse futet në Kushtetutë, ka me qelë hesape tjera të panjohura: restaurimin e Serbosllavise: dhe tashmë të njohura: ndarjen e Kosoves!), është vetëm satisfaksion për kohën (që po don ta “blejë Brukseli!)..., por, jo edhe për zgjidhjen e kontestit historik, serbo shqiptar në Ballkan. Suflerat dhe "këshilltarët", ndërroji! Ke shans, akoma me hy në histori!? E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat