Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet AKR-së: Mund të krijoni koalicion me PAN, por pa LDK-në

Aktuale

Lutfi Haziri i kundërpërgjigjet AKR-së: Mund të krijoni koalicion me PAN, por pa LDK-në

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 22:12
Lutfi Haziri

Deklarata e nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri se LDK po provon të i afrohet koalicionit PAN ka bërë të reagoj Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Lutfi Haziri e komentoi, duke ia bërë të qarta disa qëndrime partnerit të tyre parazgjedhor.

Haziri, tha se diçka e tillë është e pamundur. Ai, edhe një herë, përmendi rrëzimin e qeverisë, si urën e fundit të bashkëpunimit, që vet PDK-ja ua rrëzoi.

“PDK e ka shkaktuar këtë situatë të re më 11 maj dhe ne iu kemi tregu hapur që rrënojnë çdo mundësi bashkëpunimi. Ata janë iniciuesit e mocionit kundër Qeverisë. Për ata që rezultati i 11 qershorit u ba tregues për gjendjen e koalicionit të PDK-së nuk duhet të befasohen se kanë qenë votuesit e përbashkët me PDK-në dhe kanë ndërtua koalicione me ta”, tha Haziri për Express.

Ndërsa, ai shprehet i bindur se edhe përkundër deklaratës që sot dha, Agim Bahtiri e di qëndrimin e LDK-së, që Haziri e quan të palëkundur.

“Agimi e di mirë se LDK nuk lëviz nga pozicion politik. Shumë mirë e di që në këto primesa ne kemi ndërtuar bashkë koalicionin LAA dhe ne nuk lejojmë dhe nuk ndërtojmë koalicion me PAN”, shprehet nënkryetari i LDK-së.

Haziri thotë se pa LDK-në mund të krijojnë çfarëdo koalicionit, por ky, sipas nënkryetarit të LDK-së do të ishte një vendim vetëvrasës për to. I pyetur nëse ka distancim mes partive të LAA-së marrë parasysh deklaratat e fundit, Haziri tha se ‘mbi të gjitha ne po e ruajmë koalicionin LAA.

Agim Bahtiri, në një prononcim gjatë ditës tha sot se LDK, përkatësisht kreu i saj, Isa Mustafa, po luan një lojë, të njëjtë me atë të vitit 2014, ku në fund do t’i bashkangjitet PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat