Thaçi kërkon që Qeveria të ndajë 100 mijë dollarë për të përmbysurit në Houston

Aktuale

Thaçi kërkon që Qeveria të ndajë 100 mijë dollarë për të përmbysurit në Houston

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 11:13
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ndajë 100 mijë dollarë ndihmë për familjet amerikane që u goditën nga përmbytjet në Houston.

Thaçi ka thënë se shqiptarët janë solidarë dhe se nuk harrojnë ndihmë që populli amerikan e ka bërë për Kosovën.

“Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë”.

“Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar”, ka shtuar ai.

“Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”.

“Jam i vetëdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat