Kur Bahtiri thoshte “më mirë në tabut se me PAN-in” – sot feston nënshkrimin koalicionit

Aktuale

Kur Bahtiri thoshte “më mirë në tabut se me PAN-in” – sot feston nënshkrimin koalicionit

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:43
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, kryetar aktual i Mitrovicës, pas 11 qershorit thoshte se më mirë është të shkohet në “tabut se me PAN-in”.

Por, sot ai është parë prezent gjatë nënshkrimit të koalicionit mes AKR-së e PAN-it.

Për arritjen e marrëveshjes, Bahtiri dukej edhe në disponim tejet të mirë, saqë përqafoi fort Haradinajn.

Media më herët ka provuar të kontaktoj me Bahtirin, por ai ka qenë i paqasshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat