Haziri: AKR-ja harni i fundit politik, nuk e di a i bie tamam rrobave të PAN-it

Aktuale

Haziri: AKR-ja harni i fundit politik, nuk e di a i bie tamam rrobave të PAN-it

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 21:35
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se LDK si udhëheqëse e koalicionit LAA ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm edhe brenda koalicionit edhe me Vetëvendosjen.

“Kemi shkaktuar ndoshta mosdurim, ndoshta ka pasur punë në dy binarë, është punuar vazhdimisht në dy binarë, me ndërmjetës të mëdhenj, jo me ndërmjetës të vegjel  si me rastin e Ukë Rugovë, po them me qëllim Ukë Rugovës e jo Teuta Rugovës që ka ndikuar në thyerjen e një vote, të deputetes më të re dhe më të vlefshme por nuk besoj se deri në fund do të rrjedhë ashtu si është parashikuar”.

Haziri që është i ftuar në Zona B ka thënë se pas zhvillimeve të fundit politike, do të jetë më e vështirë edhe qasja ndaj minoriteteve.

“Prej sot e nesër shkojnë duke trefishuar kërkesat, kanë kërkesa personale, partiake, tash është menaxhimi i kësaj situate është i vështirë, andaj i bie që harni i fundit politik është AKR-ja por nuk e di sa i bie tamam rrobave të PAN-it”.

Nënkryetari i LDK-së ka folur edhe për kreun e LDK-së, Isa Mustafa që së fundmi ka qenë i ashpër përmes postimeve të tij në Facebook ndaj kundërshtarëve politikë.

“Përvoja e tij politike nuk e ka befasuar, ka qenë i matur, korrekt dhe i saktë deri sot, edhe në raport me AKR-në si parti politike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat