Vuçiq: Me Kosovën mund të bisedohet çdokund, por nën mbikëqyrje të BE-së

Aktuale

Vuçiq: Me Kosovën mund të bisedohet çdokund, por nën mbikëqyrje të BE-së

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 07:45
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të mbahet çdokund, por nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste të mbrëmshme në rrjetin televiziv, Happy, ai theksoi se për ndryshim të formatit të bisedimeve, që do të thotë përfshirjen e faktorëve të rinj, do të duhej të zhvilloheshin negociata.

Vuçiq ka theksuar se dialogu i brendshëm në Serbi për Kosovën duhet të zhvillohet dhe se qyetarët “nuk do të zgjohen” me njohurinë se Vuçiq e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka fituar asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat