Thaçi: Sot kemi festë të dyfishtë, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin

Aktuale

Thaçi: Sot kemi festë të dyfishtë, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin

Nga: B.S Më: 5 shtator 2017 Në ora: 10:54
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se sot kemi festë të dyfishtë, pasi festohet njëvjetori i shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimi i Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.

Postimi i plotë:

Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Tereze nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin.

Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj. HTH./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat