Moderatori i njohur ironizon klasën politike

Aktuale

Moderatori i njohur ironizon klasën politike

Nga: Bota sot Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:05
Gazetari Fidan Jupolli

Marrëveshja e Aleancës Kosova e Re me koalicionin PAN ka sjellë shumë reagime ndër partitë tjera politike, por edhe ndër analistë e gazetarë.

Gazetari Fidan Jupolli nga Rrokum tv, ka zgjedhur një mënyrë interesante për ta komentuar marrëveshjen e AKR-së me koalicionin PAN.

Jupolli në emisonin e Rrokum rroll ka ironizuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, por edhe kryetarët e partive tjera politike në Kosovë.

Ai thotë se partia e Pacollit ka marrë më shumë ministri se sa deputetë, kurse habi nuk shpreh për LDK-në pasi që sipas tij, tashmë janë mësuar me ata.

Gazetari gjithashtu ironizon me ish ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që nuk do të jetë më udhëheqës i kësaj ministrie dhe nuk e paramendon këtë të fundin në ndonjë ministri tjetër.

Për më shumë shikoni videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat