Thaçi ankohet për mbulimin e Skënderbeut, por ndryshe kishte vepruar sa ishte kryeministër

Aktuale

Thaçi ankohet për mbulimin e Skënderbeut, por ndryshe kishte vepruar sa ishte kryeministër

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 19:28
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është përfshirë në debatin rreth “mbulimit” të bustit të Skënderbeut në sheshin e Tiranës, ditën kur është bërë falja e Kurban Bajramit.

“Më lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha - Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë te bardhë ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit”, ka deklaruar Thaçi gjatë një fjalimi në Katedrales Shën Tereza në Prishtinë.

Mirëpo, këto fjalë i pari i shtetit nuk i kishte zbatuar në vepra.

Sa ishte shef i ekzekutivit muralet në Kuvendin e Kosovës ishin fshehur me pëlhura disa piktura ku ishin të vendosura  “Skënderbeu”, “Lidhja e Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Kësisoj, Thaçi nuk kishte intervenuar që pikturat të shihen pasi s’bënte t’u prishej qejfi deputetëve serbë të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth këtyre pikturave ku ishte edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ndryshe, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se çështja e mbulimit të Skënderbeut po keqpërdoret në media!

E ndërsa çështja e “mbulimit të Skënderbeut” ka marrë dhenë, myftiu i Tiranës, ka një shpjegim më të thjeshtë. Ai pohon për mediet se e vërteta e kësaj çështja është që, montimi i skenës është bërë natën.

Teknikisht janë vendosur dy ekrane të mëdha, të cilat nuk kanë qenë drejtpërdrejt me masën, (përballë) për arsye se zonjat janë të vendosura në të djathtë (me fytyrë nga Skënderbeu).

Ekrani i dytë ishte vendosur përballë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nga ku orientoheshin njerëzit, pasi podiumi ishte shumë i ulët.

“Prandaj vetëm për lehtësi teknike i kanë montuar në atë mënyrë. S’ka arsye të mbulohet monumenti i Skënderbeut. Nëse do të ishte ashtu, ne para dy muajsh falëm Bajramin e Madh. S’ka arsye as fetare, as qytetare që të lejohej diçka e tillë”, tha myftiu.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat