Abazi: Koalicioni PANA në krizë para qeverisjes, i ka duart e lidhura nga Lista Serbe

Aktuale

Abazi: Koalicioni PANA në krizë para qeverisjes, i ka duart e lidhura nga Lista Serbe

Nga: Bota sot Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:56
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK duhet të reformohet, pasi është parti e shtetit dhe unitet kombëtar, përcjell Bota sot.

Për VV-në, ai thotë se duhet të ketë kujdes që të mos mbledh mbeturinat e PDK-së.

Ndërsa, sa i përket koalicioni PAN-AKR, Abazi thotë se ata janë në krizë të thellë para qeverisjes, pasi janë në shantazh dhe me duar të lidhura nga Lista Serbe.

Postimi i tij i plotë:

LDK- partia qe duhet te hyje ne reforme te thelle per te kthyer shtetformimin ne agjende dhe per te shpetuar vendin nga kollapsi i plote. LDK megjithat eshte parti e shtetit dhe artikulimit te vizionitp perteje kapricave momentale, parti e uniteti kombtar dhe kete rol duhet luajtur duke ringjallur energjine e pergjitheshme dhe duke ndertuar urat e koncensusit poltik me udhehqje vizionare ne te dy nivelet e pushtetit. 
VV- Duhet te kete kujdes qe te mos mbledh mbeturinat e PDK dhe te konsolidoje te Majten e vertet te Kosoves pa ndertuar lidhje dhe kontinuitet te Majtes qe perqon kontinuitet te Fadil Hoxhes dhe majtisteve nga Lindja. VV duhe te vazhdoje profilizimin e saj dhe qartesine kembgulese per vizionin zhvillimor dhe gadishmerine per kompromise vetem permbrenda sistemit te vlerave dhe principeve te shendosha demokratike.

Pozita e tanishme ( PDK, AAK, NISMA, AKR) eshte ne krize para se te hyje ne qeverisje dhe nuk ka shume kohe para se te ballafaqohet me vehten dhe agjenden e veshtire qe PDK i ka krijuar me veprimet e saja onstruksioniste dhe nje kuader udhehqesish te padijshem dhe jovizionar. Kjo pozite eshte e shantazhuar nga Lista Srpska qe nga dita e pare dhe i ka duart lidhura edhe nese ka vullnet poltik per te bere reformat e thella te duhura perveq nese arrine te beje ndryshimet kushtetuese. Dyshoj!

Kohet e veshira mund edhe te jene mundesi per te nderruar kursin dhe per ide e vizione te reja./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat