Haradinaj: Këtë javë do të duhej t’i kishim institucionet

Aktuale

Haradinaj: Këtë javë do të duhej t’i kishim institucionet

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:40
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Liderët e Koalicionit PAN-AKR janë takuar gjatë ditës së sotme për t’u konsultuar ndërmjet vete rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR Ramush Haradinaj tha se sot janë takuar me partnerët e koalicionit për t’u konsultuar ndërmjet vete dhe se ishte dashur që këtë javë të kishin institucionet e reja.

Megjithatë Haradinaj nuk dha ndonjë datë se kur mund të formohen  institucionet përveç se sipas tij ato do të formohen shumë shpejt. 

Haradinaj: Institucionet do t'i kemi sa më shpejt që të jetë e mundur

“Sa më shpejt që ta kemi një ditë të caktuar ju njoftojmë, por ende nuk kemi marrë vendim. Jemi në konsulta të vazhdueshme si çdo herë për punë. Kemi qenë, ju i mbani mend nga seancat paraprake pra nuk ka ndonjë ndryshim. Ish dashtë, unë nuk po mundem, shikoni jemi një ekipe e gjanë s’po dëshiroj të them qysh e kur, do të ju njoftojmë, kur bëmë marrëveshjen me AKR-në ju njoftuam publikisht, kur marrim vendim për seancë do ta njoftojmë në mënyrën e duhur”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i Nismës  për Kosovën, Fatmir Limaj, u shpreh i bindur se janë në vijën e duhur për kryerjen e detyrave që iu takojnë si koalicion fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Limaj: Jemi në takime intensive që sa më shpejt t’i përfundojmë punët

“Përgatitjet për ndërtim të institucioneve. Së shpejti besoj. Unë besoj që jemi në vinë e duhur në kryerjen e detyrave që na presin, shumë shpejt besoj. Unë besoj që po, siç thash ne jemi duke përgatitur logjistikën apo agjendën drejt ndërtimit të institucioneve, kështu që jemi në takime intensive që sa më shpejt ti përfundojmë punët”, tha Limaj.

Takimi në mes të liderëve të koalicionit PAN-AKR dhe atyre të Listës Serbe, i cili është duke u mbajtur në hotelin e kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli është duke vazhduar edhe në këto çaste.

***

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR Ramush Haradinaj tha se sot janë takuar me partnerët e koalicionit janë takuar për t’u konsultuar ndërmjet vete dhe se ishte dashur që këtë javë të kishin institucionet e reja.

Megjithatë Haradinaj nuk dha ndonjë datë se kur mund të konstiutohen  institucionet përveç se sipas tij ato do të formohen shumë shpejt.

Takimi është mbajtur në hotelin e Behgjet Pacollit ku prezent kanë qenë edhe kryetari I PDK-së Kadri Veseli, ai i Nismës Fatmir Limaj si dhe kryetari I AKR-së Behgjet Pacolli.

Krerët e koalicionit takohen për t’u marr vesh për detajet e fundit të bashkëqeverisjes

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli në këto çaste janë në një takim në hotelin e Pacollit në kryeqytet.

Sipas burimeve të KosovaPress krerët e koalicionit do të diskutojnë edhe detajet e fundit për formimin e institucioneve pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit PAN dhe AKR-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat