Limaj: Gjatë kësaj jave konstituohet Kuvendi dhe formohet Qeveria

Aktuale

Limaj: Gjatë kësaj jave konstituohet Kuvendi dhe formohet Qeveria

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:16
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj që është në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në tha të mërkurën se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës.

Limaj para takimit që po mbahet në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë  me krerët e partive në koalicionin PAN tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen.

Ai tha se gjatë kësaj jave do të formohen institucionet.

Ndryshe, krerët e partive politike të koalicionit PAN janë duke e mbajtur një takim, për të diskutuar edhe detajet e fundit të qeverisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat