Vonohen pagat, paralajmërohet grevë e punëtorëve teknikë

Aktuale

Vonohen pagat, paralajmërohet grevë e punëtorëve teknikë

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:14
Ilustrim

Kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë që veprojnë në shkollat e komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë dyditore për shkak të vonesës së pagave.

Ata një gjë të tillë e kanë bërë të ditur gjatë një takimi që kishin sot me Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Pas një diskutimi të shkurtër u mor vendim që punëtorët teknik të shkollave të komunës së Prishtinës  “Dardania”, “Pjetër Bogdani”, “Gjergj Sfishta” dhe “Asim Vokshi” të enjten dhe të premten nga ora 10:00 deri 11:00 do të protestojnë në vendet e tyre të punës dhe nëse deri të hënën nuk jepen  pagat e tyre, atëherë nga e marta më 12 shtator do të futen në grevë dhe nuk do të kryejnë asnjë punë  derisa të mos paguhet paga e tyre .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat