Gaxherri: Vetëvendosja po e koordinon me PDK-në propagandën kundër LDK-së

Aktuale

Gaxherri: Vetëvendosja po e koordinon me PDK-në propagandën kundër LDK-së

Nga: B.S Më: 6 shtator 2017 Në ora: 18:24
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, përmes një postimi në facebook, ka akuzuar VV-në se po bën propagandë me PDK-në drejtuar kundër LDK-së opozitare.

“Nje VV qe fillon propaganden drejtuar LDK-se opozitare per te vazhduar ne ,,valet satelitore” te koordinuara bashkarisht me ata qe sollen vendin ne kete situat”, ka shkruar Gaxherri, përcjellë “Bota sot”

Ajo shkruan se këto parti e rrëzuan LDK-në nga pushteti për të bërë një qeveri që është në dëm të Kosovës.

Ja postimi i plotë i saj në Facebook:

Te nderuar miq, simpatizant e votues te LDK-se, me 12 qershor te keti viti menjehere pas zgjedhjeve ju jam drejtuar juve me nje shkrim, ne te cilin ju kam thene se shum shpejt secili nga ne do ta tregoj fytyren e vete.

Jo e hijshme per te mos thene e turpshme eshte qeveria e ktyre figurave te bashkuara per te lartesuar ndikimin e Beogradit ne Kosov, nje pamje e dhimbshme dhe nje situat e gatuar per te vazhduar statusqou.

Nje VV qe fillon propaganden drejtuar LDK-se opozitare per te vazhduar ne ,,valet satelitore” te koordinuara bashkarisht me ata qe sollen vendin ne kete situat.

Si duket e siq po shifet, ashtu si ju pata thene pas perfundimit te zgjidhjeve te fundit se te gjithe do te tregojn fytyrat e veta, kjo eshte fytyra dhe etike e tyre.

E verteta sot po shendrit vetem nga opozita(LDK) qe do te kthehet shum shpejt per te sjell ndryshimin per te cilin ky popull ka 17 vite qe po pret.

Kto parti te gjitha se bashku me fytyr te njejte qe rrezuan qeverin e LDK-se, sote po bejne qeveri fyese ndaj votuesve te tyre dhe ne dem te Kosoves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat