Me 62 vota për dhe 52 kundër, Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit

Aktuale

Me 62 vota për dhe 52 kundër, Kadri Veseli zgjidhet kryetar i Kuvendit

Nga: Bota sot Më: 7 shtator 2017 Në ora: 07:39
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i sapo zgjedhur për herë të dytë në krye të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar klasën politike kosovare për unitet dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve qenësore për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës.

Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare.

“Së bashku mund dhe duhet ta kthejmë Kuvendin e Kosovës nga vend inatesh personale në vend bashkëpunimi; nga shesh akuzash në forum idesh e ligjesh për zhvillimin e vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të orientohemi në çështje të interesit strategjik të vendit, forcimin e shtetit, rikthimin e madh të besimit qytetar në institucione dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit tone”, ka thënë Veseli.

Çështjet që kanë rënduar situatën politike në dy vitet e fundit, sipas Veselit, nuk janë tema që mund t’i zgjidhë vetëm një parti politike, sepse ato janë çështje shtetërore që lidhen drejtpërdrejtë me të ardhmen sovrane dhe multietnike të Kosovës dhe jetën e qytetarëve.

“Sa më shumë vonohemi, humb Kosova. Sa më shumë konfliktohemi, vetëm sa ndjellim vetizolimin dhe mos zhvillimin tonë. Kemi shumë miq në botë, por kemi edhe skeptikë dhe kundërshtarë të shtetit tonë. Është obligim i kësaj gjenerate të mbyllë çështje të hapura; është mençuri të largohemi nga kohëra dhe momente që mund të vejnë dilema në shtetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve të Kosovës”, ka thënë Veseli në fjalimin e tij pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit.

Veseli i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare që t’i harmonizojnë qëndrimet në 5 çështje jetike për progresin e Kosovës.

“1. Të kemi qëndrim unik për implementim të reformave që mundësojnë zhvillim ekonomik dhe punësim, 2. Të kemi qëndrim unik në implementimin e reformave në arsim dhe shëndetësi. 3. Të kemi qëndrim unik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. 4. Të kemi qëndrim unik në implementimin e kritereve për liberalizimin e vizave. 5. Të kemi qëndrim unik për agjendën tonë të integrimit euroatlantik dhe për dialogun me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se secili deputet është i domosdoshëm për krijimin e unitetit, sepse sipas tij, secili përfaqëson një pjesë të vullnetit të qytetarëve.

“Konsensusi është i mundur dhe i domosdoshëm sepse qëllimi që na bashkon është fuqizimi i shtetit të Kosovës. Ne duhet ta bëjmë këtë. Jemi të obliguar ta bëjmë. Për hir të qytetarëve të vendit tonë, të fëmijëve tanë dhe kombit tonë. Na priftë e mbara”, ka thënë Veseli.

Me 62 deputetë për dhe 52 deputetë kundër, Kadri Veseli është zgjidhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve, fjalën e ka marrë kryetari i ri i legjislativit Kadri Veseli.

Me këtë rast deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së kanë lëshuar sallën.

Deputetët e këtyre dy partive kanë votuar kundër zgjedhjes së Veselit kryetar të Kuvendit.

Image

Shink dhe Simiç zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Me 61 vota pro janë zgjedhur Mufera Shinik nga komunitetet jo shumicë dhe Slavco Simiç nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Kundër  kanë votuar 48, ndërsa të tjerat kanë abstenuar.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit Xhavit Halitin.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Aida Dërgutin, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën.

Nuk ka kundër këtij propozimi. Këta tre kandidatë Xhavit haliti Aida Derguti dhe kujtim Shala emerohen nënkryetar të kuvendit.

Kryesuesi Adem Mikullovci ka hapur punimet e seancës konstituive. Ai ka bërë të ditur se në sallë gjenden 102 deputetë, derisa ka ripërsëritur se koalicion PANA kishte kërkuar që seanca të fillonte nga ora 10:00, raporton “Bota sot”.

“Kërkesa është bërë vonë dhe është kërkuar që të mbahet në ora 1o:00, por e kam shtyer për në 11 për shkak se deputetët kanë pasur të vijnë nga vende të ndryshme. 

Lista Serbe sapo ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës ku po pritet të fillojë vazhdimi i seancës konstituive.

Pas shtyrjes së seancës, Lista Serbe është rikthyer në sallën e Kuvendit, ku deri tani janë parë duke hyrë edhe deputet të koalicionit PAN.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po vazhdon sot me një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po vazhdon sot me një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.

Disa deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë të parët që kanë hy në sallë, për vazhdimin e seancës konstituive e cila pritet të fillojë së shpejti.

Seanca konstituive po vazhdon sot me një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Mungon koalicioni PAN, Deputetët: PAN po i vazhdon pazaret e ulëta për formimin e Qeverisë

Në mungesë të deputetëve të koalicionit PAN, seanca për konstituimin e Kuvendit, është shtyrë për në orën 14:00. Deputetët e pranishme në seancë thanë se mungesa e PAN-it është lojë e këtij koalicioni, i cili sipas tyre, ende po i vazhdon pazaret për formimin e Qeverisë.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është fatkeqësi për vendin, që për shkak të pazareve të ulëta, nuk po konsolidohen institucionet e vendit.

Hoti: Kjo është një ditë fatkeqe për qytetarët e vendit

“U bë ora 11.30 ata nuk paraqiten në seancë. Është fatkeqe për vendin që për shkak të pazareve të ulëta, të cilat nuk po mund të konsolidohen përfundimisht për të ardhur në seancë. Duhet të shtyhet dhe më tutje seanca konstituive e Kuvendit. Ne do të paraqitemi prapë në orën 14.00 pasdite në seancë, me shpresë se do të konstituohet Kuvendi dhe do të themelohen institucionet e vendit. Kjo është një ditë fatkeqe për qytetarët e vendit. Duke qenë se është arritur një koalicion me pazare të ulëta, me kontrabandim të deputetëve. Dhe ajo që është më fatkeqe për vendin,  është që është arritur ky koalicion me  dakordimin e Beogradit. Asgjë parimore dhe marrëveshje politike këtu nuk ka. Ka vetëm pazare për poste, projekte të ndryshme, për gjëra të ulëta”, tha Hoti.

Edhe deputetja e VV-së Albulena Haxhiu tha se është shqetësues fakti që për interesa personale po vazhdojnë pazaret me institucionet e Kosovës.

Haxhiu: Po bëjnë pazare me këtë vend

“Siç duket, ajo dreka e 3 gushtit e Enver Hoxhajt ka mbetur ende pa u ngrënë dhe ata ende nuk kanë arritur të përfundojnë pazaret e tyre. Është e qartë, se ata po bëjnë pazare me këtë vend. Ata po bëjnë pazare me postet e kabinetit qeveritar dhe natyrisht që janë përgjegjësit kryesor se pse sot vendi ende nuk ka konstituuar institucionet e Republikës së Kosovës. Kundërshtojmë fuqishëm këtë qasje të koalicionit PAN. Dhe është sinqerisht shqetësues fakti që këta njerëz për interesa të veta personale, private familjare, klienteliste po vazhdojnë të bëjnë pazare me institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

Ajo përsëriti qëndrimin e VV-së se do të votojnë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit.

Haxhiu: Kadri Veseli nuk përfaqëson unitet

“Ne do të marrim pjesë në votim duke kundërshtuar Kadri Veselin si kryetar Kuvendi. Sepse ne besojmë që kryetar i Kuvendit duhet të jetë një njeri që përfaqëson unitet. Kadri Veseli përveç të kaluarës së tij kriminale nuk përfaqëson unitet. Këtë e ka dëshmuar në mandatin e kaluar. Ka qenë një figurë përçarëse, nxitëse, ka kërcënuar deputetët, ka fyer deputetët ai njeri nuk duhet të jetë kryetar kuvendi”, tha Haxhiu.

Edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa tha se përsëritja e skenarit të mos paraqitjes  të deputetëve të PAN-it në seancë, tregon mungesë të seriozitetit dhe respektit për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Kusari: Të thërrasin seancë në gjysmë të natës, ndoshta vijnë

“Nëse arrihen marrëveshjet në gjysmë të natës. Nëse prezantohen pazaret në gjysmë të natës. Nëse në gjysmë të natës thirret seanca dhe kërkohet me dëshirën dhe vendimin e tyre, që të jemi në ora 11 këtu dhe të gjithë jemi këtu që e duam shtetin e Kosovës, që duam të funksionojë demokracia në Kosovë dhe ata nuk paraqiten, nuk e di ndoshta duhet të thërrasin seancë në gjysmë të natës, ndoshta paraqiten. Ajo çfarë është karakterizuar gjatë gjithë fushatës dhe çka është prezantuar dhe pas fushatës, mungesa e vizionit për shtetin e Kosovës lidhja e një koalicioni pa asnjë vlerë programore qeverisëse morali e etike po përsëritet në mos seriozitet të gjithë deputetëve të koalicionit PAN, ose shumicës së tyre ose mosparaqitjes në seancë. Duket se krejt çka është me rëndësi janë pazaret dhe ndarja e pushtetit dhe në asnjë moment funksionimi i shtetit”, tha Kusari-Lila.

Por, se çfarë po ndodh me mos paraqitjen e deputetëve të PAN-it në seancë, nuk ishin në dijeni as deputetët e AKR-së, të cilët së fundi kanë bërë marrëveshje me PAN-in.

Deputeti Labinot Tahiri tha se nuk e di arsyen pse PAN-i nuk është prezent në seancë.

Tahiri: Nuk e di çka po ndodh

“Nuk e di çka po ndodh. Unë jam anëtar  i AKR-së, nënkryetar i saj. Unë me Behgjet Pacollin dhe të tjerë jemi këtu. I kemi prit. Behgjet Pacolli nuk i takon lojërave politike, por u vërtetua për të tretën herë në këtë parlament,  po bën zhbllokimin për të formuar institucionet e vendit. Dhe për këtë e admiroj shumë. Këto lojëra çfarë bëhen apo çfarë ndodhin me Listën Serbe a me të tjetër, fare nuk më interesojnë. E rëndësishme është që populli ta kuptojë se kush po luan me këtë parlament të popullatës. Ne jemi në koalicion,  por s’mund t’i komandojë ata”, tha Tahiri.

I pyetur rreth dorëheqjes së deputetit Korab Sejdiu nga AKR,  Tahiri tha se Sejdiu është ende në partinë e tij.

Tahiri: Korabi është në partinë tonë

“Unë mendoj së Korabi është në partinë tonë. Në momentet të menjëhershme për askënd nuk janë të duhura, sepse po të doja unë dhe më 3 gusht, do ta kisha formuar qeverinë në atë kohë. Por i qëndrova besnik partisë dhe Behgjet Pacolli dhe tash jemi së bashku këtu. Unë mendoj se është akoma, sepse ka dhënë shumë kontribut në AKR. Tash sikur që ka dhënë dorëheqje,  mund të kthehet prapë në parti. Ne e presim, sepse ka qenë një bashkëpunëtor shumë i mirë dhe është shumë i shkëlqyeshëm Korabi”, tha Tahiri.

Mikullovci shtyn seancën

Kuvendi i Kosovës, zyrtarisht ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre pasi koalicioni PAN nuk ishin të pranishëm për në orën 11:00.

Seanca konstituive do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, atë votimin e Kryeparlamentarit dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraparë të mbahej sot, në orën 11:00, do të fillojë në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Daut Haradinaj “tradhton” koalicionin PAN, shkon në Kuvend

Seanca e paraparë të mbahej për sot në ora 11 është shtyrë për në orën 14:00 dhe kjo sepse koalicioni PAN nuk është paraqitur në seancë.

Mirëpo, në kuvend ishte i pranishëm edhe deputeti i  AAK-së, Daut Haradinaj, mirëpo nuk ka dashur të pronocohet për media.

Gazetarët kanë  provuar të kontaktojnë me të,  mirëpo ai ka refuzuar duke u larguar kështu nga kuvendi.

Mos pjesëmarrjen në seancë e ka arsyetuar deputeti i PDK-së, Memli Krasniq, i cili tha se kanë qenë në pritje të katër deputetëve për atë kanë munguar.

Kusari: PAN paraqitet në Kuvend nëse seanca thirret në gjysmë të natës

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mungesa e koalicionit PAN në Kuvend, por tregon mosrespekt për Kuvendin.

Ajo para gazetarëve pas shtyrjes së seancës, ka thënë se për këtë koalicion, duket se më e rëndësishme është ndarja e pozitave, raporton gazetarja e gazetës “Bota sot”.

“Duket se me rëndësi është ndarja e pozitave dhe pazareve”, është shprehur Kusari-Lila.

Ajo ka njoftuar koalicioni LDK-Alternativa do të marr pjesë në seancë sa herë që ajo të thirret, derisa ka ripërsëritur se nuk kanë votë për Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

“Do të jemi në seancë sa herë që të thirret, në përputhje me rregullat. Nuk e votojmë Kadri Veselin e as Ramush Haradinajn, siç e kemi thënë edhe më herët”, ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila.

Tahiri: Nuk e di përse munguan deputetët e koalicionit PAN, Sejdiu është në AKR

Deputeti nga radhët e AKR-së, parti kjo tashmë në koalcion me PAN-in, Labinot Tahiri, ka shprehur mos njohurinë e tij për mos pjesëmarrjen e koalicionit PAN në seancë.

Tahiri ka treguar se nuk janë takuar në seancë, mirëpo ai do të jetë i pranishëm edhe në ora 14 sa herë të thirret seancë.

“Nuk e di çka po ndodhë. Jam pjesë e AKR-së. Behgjet Pacolli nuk është pjesë e lojërave politike. Populli duhet ta kuptojë  se kush po luan këto lojëra Ata po luajnë nuk po vijnë  në seancë, nuk e di pse nuk po vijnë. Nuk jemi  takuar me deputetët e PAN-it. Unë do të jem në kuvend sa herë të thirret séance” ka thënë Tahiri.

Lidhur me dorëheqjen e nënkryetarit të AKR-së, Korab Sejdiu, Tahiri ka thënë se nuk është larguar nga grupi i tyre parlamentar.

Ai ka treguar që ka pasur oferta për poste, dhe se do të donte që qeveria të formohen më 3 gusht.

***

Haxhiu: Munguan në seancë, ende nuk i kanë përfunduar pazaret

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se koalicioni PAN nuk i ka përfunduar pazaret, për atë nuk shkojnë në seancë sa herë që thirret, por që është koha t’i vije fundit.

Ajo ka shtuar se ata do të marrin pjesë në seancë për ta kundërshtuar votimin e Kadri Veselit, sepse ai nuk përfaqëson unitetin, ka të kaluar kriminale dhe ka fyer deputetët.

Hoti: Kjo është ditë fatkeqe për vendin

Shefi i Grupit të deputetëve të LDK-së dhe Alternativës Avdullah Hoti tha se është fatkeqe për vendin që për shkak të pazareve të ulëta nuk po mund të konstituohet Kuvendi

“Është një ditë fatkeqe për vendin kur dihet se është arritur ky koalicion me dakordimin e Beogradit”, tha Hoti pasi që kryesuesi Adem Mikullovci vendosi ta shtyjë seancën sepse munguan deputetët e PAN-it dhe të AKR-së. 

LDK sipas Hotit do të jetë prezent në orën 14, kur edhe kryesuesi ka shtyrë vazhdimin e seancës.

Mikullovci ia zbulon një “sekret” koalicionit PANA

Kryesuesi Adem Mikullovci, ka zbuluar se koalicioni PAN-AKR, mbrëmë kishte kërkuar që seanca konstituive të fillonte sot nga ora 10:00 e jo nga 11. Por, ai ka thënë se deputetët e PANA nuk po shfaqen në seancë, raporton “Bota sot”, derisa ka shtuar se deputetët e partive tjera po presin qe një orë e 20 minuta.

Mikullovci ka thënë se është i detyruar që të shtyjë seancën për në orën 14:00.

***

Deputetët kanë  filluar të hyjnë  në  sallë, edhe përkundër se seancë është thirrë në ora 11 ajo ende nuk ka filluar, pasi që të gjithë deputetët nuk janë të pranishëm. Në kuvend kanë filluar të vijnë deputetët e koalicionit LAA dhe të VV-së.

Kryesuesi i kuvendit, Adem Mikullovci, ka kërkuar nga regjia që t'i bie ziles për ardhjen e të gjithë deputetëve. Nga koalicioni PANA, nuk ka ardhur asnjë deputet.

Image

***

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës po vazhdon sot me një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.

Sot seanca konstituive e Kuvendit

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila fillon në ora 11:00.

Thirrja e seancës është bërë pas kërkesës së PAN-it dhe AKR-së, të cilët pas një takimi maratonik që kanë mbajtur dje nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes me Listën Serbe, kanë kërkuar mbajtja e vazhdimit të seancës për nesër.

Kuvendi për disa herë ka dështuar që të zgjedh organet drejtuese të tij, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari pas marrëveshjes që PAN ka arritur me AKR-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat