Thaçi mandaton Haradinajn për kryeministër

Aktuale

Thaçi mandaton Haradinajn për kryeministër

Nga: A.M. Më: 7 shtator 2017 Në ora: 15:59
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se  ka mandatuar Ramush Haradinajn si Kryeministër të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se “duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”.

“Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS

Image
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat