Arrestohet një serb në Stacion të Autobusëve për nxitje të qytetarëve që ta lëshojnë Kosovën

Aktuale

Arrestohet një serb në Stacion të Autobusëve për nxitje të qytetarëve që ta lëshojnë Kosovën

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 23:07
ilustrim

Policia e Kosovës sonte ka ndaluar një serb të dyshuar, i cili pranë stacionit të autobusëve në Prishtinë, u kërkonte qytetarëve para që t’i transportonte në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se rreth orës 21:00, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë bazuar në informacione të pranuara, dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash për t'i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë. Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb. Policia edhe më tej do të ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Hoxhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat