Kuvendi sot voton për qeverinë e re

Aktuale

Kuvendi sot voton për qeverinë e re

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 06:52
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e qeverisë së re.

I mandatuar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e PAN-it me PDK-në dhe Nismën, ndërsa në koalicion janë edhe AKR, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Për t’u zgjedhur Qeveria, duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat