Media zvicerane hedh dyshimet: Qeveria Haradinaj mund të zgjas më së shumti kaq muaj

Aktuale

Media zvicerane hedh dyshimet: Qeveria Haradinaj mund të zgjas më së shumti kaq muaj

Nga: BOTA SOT Më: 9 shtator 2017 Në ora: 15:49
Ramush Haradinaj

Mediat zvicerane vijojnë të shkruajnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe së fundi kemi artikullin e Thomas Roser për “Berner Zeitung”. Ai shkruan se ish kryeministri Ramush Haradinaj dy herë ka qëndruar në Tribunalin e Hagës dhe tani ish komandanti i UÇK do jetë shefi i qeverisë në Kosovë.

“Por fuqia e tij nuk zbehet vetëm nga shumica e thjeshtë parlamentare (62 nga 120) por edhe nga e kaluara e tij në luftë. Ai është lëshuar në liri dyherë nën rrethana të çuditshme,” përcjell botasot.info. “Në Kosovë ai vlen si hero lufte, ndërsa nga mediat serbe si kriminel lufte.”

Biri i një fshatari nga Glogjani, dikur ka punuar si roje sigurimi në diskotekat zvicerane; ndërsa në 2015 në Slloveni dhe në fillim të këtij viti u arrestua nga drejtësia franceze për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. “Ai qëndroi tre muaj në Francë.”

Sipas Roser, pas lirimit të tij nga autoritetet franceze, Beogradi reagoi me protesta të zemëruara dhe tërheqjen e përkohshme të ambasadorit nga Parisi. Por tani qeveria mund të krijohet vetëm me votat e minoritetit serb në Kosovë dhe “opozita trumbeton se fati i qeverisë varet vetëm nga duart e presidenti serb Aleksander Vucic.”

Më tutje media zvicerane citon njoftimet e shtypit serb se Gjykata Speciale tani duhet të hetojë vëllain e Haradinajt, Dautin, për dyshime për krime lufte të kryera.

“Nëse misioni i tij qeveritar do zgjasë shumë më gjatë sesa herës së parë; për shumë analistë dhe opozitarë është dyshuese.”

Një qeveri e tillë me shumicë të ngushtë, vështirë se mund të sjellë reforma vendimtare. “Më së voni brenda gjashtë muajsh duhet të përllogaritet me zgjedhje të reja,” shkruan në fund media zvicerane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat