Beogradi zgjedh Ramush Haradinajn kryeministër të ri të Kosovës

Aktuale

Beogradi zgjedh Ramush Haradinajn kryeministër të ri të Kosovës

Nga: BOTA SOT Më: 9 shtator 2017 Në ora: 16:37
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) -Me 61 për, një abstenim dhe asnjë kundër, Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i ri i Kosovës. Ai është zgjedhur në këtë post, falë votatve të Listës Serbe.

Kuvendi në mungesë të deputetëve të LDK-së, VV-së dhe Alternativës, të cilat lëshuan sallën, ka votuar pro kabinetit qeveritar./BS

***

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në këto momente është duke I thirrur një nga një emrat që do përbëjnë kabinetin e tij.

Ata po qëndrojnë në këmbë derisa pritet që të votohen. LDK dhe VV kanë dal jashtë.

Image

VV dhe LDK lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e LDK-së, Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën në shenjë proteste për votimin e mocionit që mos të ketë debat.

VV propozoj mocionin, por deputetët e LDK-së dhe VV-së, reaguan pse mocioni nuk është hedhur në votim në momentin që ata kërkonin por në vazhdimin e tanishëm të seancës.

Image

Votohet për ndërprerje të debatit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 62 e votojnë për t’u ndërpre debati dhe 50 janë kundër.

Në sallë janë të pranishëm 112 deputetë. Votimi për ndërprerje të debatit është hedhur në votim nga deputeti Pal Lekaj.

Lekaj i kërkon Veselit ta votojnë mocionin e VV-së

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka thënë opozitës që të mos bëjë politikë sepse me sot ka ardhë fundi i politikës suaj dhe kërkoi nga kryetari që ta qetë në votim mocionin për debat.

Ai ka thënë se e kanë votën e qytetarëve që të jenë në shërbim të tyre dhe jo të bëhet politikë.

VV tërhiqet nga mocioni

Pas rifillimit të seancës për Qeverinë, fjalën në foltoren e Kuvendit e ka marr shefi i grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës, për shkak se nuk u lejua të votohej mocioni i propozuar nga ai, që votimi për Qeverinë të bëhej menjëherë.

Ai ka thënë se VV tërhiqet nga kërkesa për mocionin.

Veseli nis seancën me procedimin për votimin e mocionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vazhdimin e seancës me propozimin e VV-së për ndaljen e votimit të debatit.

Ai sqaroi se në votimin e parë ka të bëjë për ndaljen e debatit, kurse, në votimin e dytë do të votohet për kabinetin qeveritarë.

***

Seanca për votimin e Qeverisë së re ka filluar sërish, pas një pauze më shumë se një orëshe.

Pas kërkesës së PAN-it, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha pauzë prej 15 minutave, por pauza zgjati për më shumë se një orë.

Seanca po fillon pasi në Kuvend kanë arritur deputetët e Listës serbe, të cilët kanë qenë në Beograd, ku edhe është vendosur që të përkrahet Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

***

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se mos lejimi i mocionit për votimin e menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj paraqet shkelje të rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit dhe se një gjë e tillë sipas tij është bërë pasi është e qartë se formimi i Qeverisë së Kosovës varet nga vullneti i Beogradit.

“Seanca nisi me shumë vonesë. Ne e respektuam rendin e ditës. Kryetari i Kuvendit ftoi të mandatuarin për kryeministër të bëjë ekspozenë dhe kabinetin e tij. Është fatkeqe çfarë lloji i ekspozesë dhe çfarë modeli i qeverisjes i ofrohet popullit. Ne kemi mocion që qeveria të vihet në votim. E refuzuan këtë. Kryetari i Kuvendit shkeli menjëherë rregulloren e Kuvendit. Arsyeja është e qartë. Formimi i Qeverisë së Kosovës varet nga vullneti i Beogradit”, ka thënë Hoti.

Konjufca arsyeton mocionin: Haradinaj vet na e kërkoi votën

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka arsyetuar mocionin që Qeveria Haradinaj të votohet menjëherë, pasi që vendi është vonuar në krijimin e institucioneve të Kosovës.

“Doli këtu dhe na kërkoi votën dhe na tha ju lutem na votoni. Unë s’po bëj asgjë, po bëjë mocion për të ndihmuar Haradinaj dhe të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës. Jemi vonuar shumë, duhet të shkojmë drejt në votim. Mocioni është që të hidheni në votim Qeverinë Haradinaj”, ka thënë Konjufca.

Sherifi: Ja pse është i hidhëruar Zafiri

Deputeti i Nismës Bilall Sherifi ka thënë se deputeti Zafir Berisha e ka hidhërimin jo me Qeverinë Haradinaj por me kandidatin për ministër Kujtim Gashi.

Ai tha se deri sa të kthehen deputetët tjerë edhe Zafiri do të vijë dhe është  e drejtë e tij të votojë si të do.

 Sherifi ka sqaruar situatën të cilën u krijua në seancë e që sipas tij PAN ka kërkuar që të vazhdohet me debat pasi që mungojnë disa deputetë.

***

Pas kërkesës së shefave të grupeve paralmentare, VV- LDK, për mocion në votim të qeverisë Haradinaj ka reaguar deputeti sherifi nga nisma duke thënë se pranojnë mocionin por presin disa minuta.

Sherifi, ka thënë se ata pranojnë mocionin, por ai nuk është i caktuar me minuta.

Sherifi tha se pasi që dëshirojnë të luajnë, atëherë luajnë dhe e pranojnë mocionin mirëpo pas ardhjes së deputetëve tjerë.

Ai ka kërkuar pauzë. Kryeparlamentari, Veseli pranoi kërkesën e Sherifit për pauzë, duke iu lutur deputetëve të mos dalin jashtë kuvendit, pasi që vetëm 15 do të ketë pauzë dhe pastaj do ta marrin fjalën nënkryetarët e partive.

Pas kërkesës së Vetëvendosjes e LDK’së, alarmohet koalicioni ‘PANA’

Vetëvendosje dhe LDK kërkuan që Qeveria Haradinaj të hidhet menjëherë në votim në Kuvend.

Kjo alarmoi deputetët e koalicionit PANA, meqë deputetët e Listës Serbe nuk janë në seancë.

Enver Hoxhaj nga koalicioni PAN propozoi që të vazhdohet debati e mos të qitet në votim mocioni i LDK’së e VV’së

'Nxehet' debati në Kuvend

Një debat në mes shefit të Grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe kryetarit të Kuvnedit ka ndodhur në momentin që VV, propozojë mocion.

Derisa, Veseli kërkoi mendimin e pozitës për mocionin, ka reaguar Konjufca, duke kërkuar që të hedhet në votim, ndërsa, Veseli tha se ‘ju propozuat dhe a duhet t’i pyesim edhe koalicionit, po t’i pyeteshim juve se askush nuk do të duhej të flas”.

Reagime të deputetëve të LDK-së dhe VV-së dhe koalicionit PAN dhe Veselit.

PDK kërkon vazhdim të debatit

Enver Hoxhaj ka thënë se koalicioni PAN-AKR kërkon vazhdimin e debatit dhe se nuk mund të ketë mocion ashtu siç ka kërkuar Lëvizja Vetëvendose për votimin e menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj.

“Ftoj deputetët të cilët janë të interesuar për fjalë”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe Gjashtë Plus ka mbështetur propozimin e Enver Hoxhajt nga koalicioni PDK-AKR për vazhdimin e debatit

Teuta Rugova befason sërish

Deputetja e më e re e LDK-së Teuta Rugova,  nuk është prezent në seancë.

Ajo nuk kishte marr pjesë në seancën kur Kadri Veseli u votua për kryetar të Kuvendit

VV-LDK kërkojnë që tash të hidhet në votim Qeveria Haradinaj

Glauk Konjufca nga LVV ka thënë se ekspozeja e mandatarit për kryeministret të Kosovës, Ramush Haradinajt, ishte program i shkurtër qeverisës, i thukët dhe i varfër.

Ai tha se propozon që Qeveria Haradinaj të votohet në këtë moment, pasi që janë mësuar edhe emrat e kandidatëve për ministra.

Edhe Avdullah Hoti nga LDK ka kërkuar që votimi i Qeverisë Haradinajt të bëhet menjëherë

Këta janë emrat e propozuar për Qeverinë e re

I nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që të votojnë Qeverinë e re:

Këta janë emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:

Kryeministër Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministra:

Enver Hoxhaj

Fatmir Limaj

Behgjet Pacolli

Dalibor Jevtiq

Dardan Berisha

Ministrat

 Ministria e Financave: Bedri Hamza

Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj

Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri

Ministria e Drejtësisë: Uran Ismajli

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha

Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj

Ministra e FSK-së Rrustem Berisha

Ministra e Arsimit: Shyqeri Bytyqi

Bajram Hasani : Ministria e Tregtisë

Ministër  i Punës Skender Recica

Ministria e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli

Ministria e Mjedisit Albena Reshitaj

Ministria e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj

Ministria e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka

Ministria e Diasporës Dardan Gashi

Ministria e Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq

Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq

Ministria e Bujqësisë Nenad Rikalo

Ministria e Administratës Publike Mahir Jagcilar

Ministria e Zhvillimit Rural Rasim Demiri

***

Grupet parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë kërkuar që votimi I Qeverisë të bëhet menjëherë, e jo pas fjalimeve të deputetëve.

Haradinaj tregon synimet e Qeverisë së tij

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria që mëton ta qeverisë ai, ka shumë vështirësi.

“Me situatë të rëndë ekonomike, gjendja në sektoret vemas është e vështirë, shëndetësia e arsimi sjanë mirë, bujku është i vetem, të rinjtë kanë veshtirësi për punë e veçmas femrat në zona rural. Marrim përgjegjësi për këtë gjendje, që shëndetësia të shërohet, të kemi arsim në vend. Programin e qeverisë do ta sjellim në afat të caltuar pas konstituimit të institucioneve" ka thënë Harardiaj.

 Ai ka shtuar se të kenë një program qeverisës, duhet ta studiojnë gjendjen.

Sipas tij, pritet një punë e madhe, Kosova rrezikohet nga rreziqet e reja, e terrorizmi.

"Anëtarësimi i Kosovës në NAto dhe Be është persiptivë e jona. kosova nuk është Be, por do të bëhet BE". Ai tha se Do ta forcojnë miqësinë me vendet ndërkombëtare. "Do të dialogojmë me të gjithë, dialgou me serbinë është fakt, detyrohemi të dialogojmë se e kemi fqinjësi. Të arriturat e diagolut duhet të burojnë nga populli që të zbatohe".

Ai ka falënderuar partitë për besimin.

"Qeveria që do të votohet është me shumë parti dhe me minoritete, i falenderoj për besimin" ka pohuar haradinaj Haradinaj në fjalim të tij ka folur edhe serbisht për ti nderuar minoritetet

Ai ka vazhduar duke prezantuar përbërjen e kabinetit qeverisës që do të udhëheqet nga ai.

***

Seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës, ka filluar pas disa minutash me vonesë. Të Kuvend janë të pranishëm 74 dhe kështu ka korum për mbajtjen e seancës.

Kryeparlamentari ka ftuar mandatarin e qeverisë, Ramush Haradinajn për fjalen e tij.

***

Kryeparlamentari i kuvendit, Kadri Veseli, tashmë ka ardhur në kuvend për senancën e jashtëzakonshme në votimin e qeverisë së Kosovës. Në kuvend, kanë ardhur pothuajse të gjithë deputetë në mesin e tyre edhe mandatari për qeverinë, Ramush Haradinaj.

Zilja që të gjithë deputetët të vijnë në kuvend ka rënë dhe pritet fillimi i seancës.

***

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Alternativës, janë të parët që kanë hyrë në sallën ku mbahen seancat.

Pas tyre kanë filluar të hynë edhe disa deputetët e AAK-së, AKR-së dhe PDK-së, por jo edhe ata të Listës serbe.

 

Image

Seanca për Qeverinë e re, deputetët arrijnë në Kuvend

Edhe pse e paraparë të fillonte në orën 16:00, në sallë të kuvendit ende nuk kanë ardhur deputetët. Përkundër që janë parë duke hyrë në holl të Kuvendit, asnjëri nga deputetët nuk është i pranishëm në sallë, raporton gazetarja e "Bota sot".

Veseli arrin në Kuvend

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka arritur në kuvend, i pyetur nga gazetarët për një pronocim për votimin e kryeministrit Haradinaj, Veseli ka hezituar të flasë.

Delawie në Kuvend

Për ta ndjekur seancë është ka ardhur edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.

***

Kanë mbetur edhe disa minuta para se të fillojë seanca plenare për votimin e kryeministrit të ardhshëm të qeverisë. Në kuvend kanë filluar të vijnë deputetët, tashmë janë parë disa deputetë të koalicionit PAN, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.

***

Kuvendi i Kosovës po mban mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së re.

I mandatuar për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme të Kosovës është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e PAN-it me PDK-në dhe Nismën, ndërsa në koalicion janë edhe AKR, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Për t’u zgjedhur qeveria, duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat