Vazhdojnë zhvillimet dramatike, pas Berishës tjetër deputet i PAN-it, i dyshimtë për votën e tij për Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Vazhdojnë zhvillimet dramatike, pas Berishës tjetër deputet i PAN-it, i dyshimtë për votën e tij për Qeverinë Haradinaj

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 16:40
Kuvendi i Kosovës

Njëri nga deputetët që gjithashtu kishte shprehur dyshime se e voton qeverinë e Haradinajt, Haxhi Shala, nuk ka dashur të flas për votën e tij.

I pyetur nga media se a do të votojë për këtë qeveri, Shala ka thënë se për këtë do të flas pastaj.

Muaj më parë në Interaktiv, Shala pati thënë se nëse Nisma nuk udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, atëherë ai nuk do të votojë për Qeverinë.

“Ne kemi bërë fushatë duke premtuar investime në bujqësi dhe do të ishte zhgënjim për elektoratin tonë nëse ne nuk udhëheqim me këtë ministri”, pati thënë Shala.

Tashmë Zafir Berisha i Nismës ka deklaruar votën e tij kundër Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat