Lista serbe ende nuk ka arritur në Kuvend

Aktuale

Lista serbe ende nuk ka arritur në Kuvend

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 16:49
Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka hapur seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet që të votohet Qeveria nën udhëheqjen e të mandatuarit Ramush Haradinaj.

Veseli njoftoi se në sallë aktualisht janë 70 deputetë që e bën të mundur vazhdimin e seancës. Ai më pas ia dha fjalën të nominuarit për kryeministër, liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Aktualisht mungojnë deputetët e Listës Serbe të cilët paradite kanë qëndruar në Beograd në një takim me shefin e zyrës për Kosovë Marko Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat