Pas tërheqjes së Zafir Berishës, çfarë do të ndodhë me Ramush Haradinajn?

Aktuale

Pas tërheqjes së Zafir Berishës, çfarë do të ndodhë me Ramush Haradinajn?

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 16:58
Ramush Haradinaj

Edhe një deputet i koalicionit PANA ka dalë kundër Qeverisë Haradinaj në momentin e fundit, bëhet fjalë për Zafir Berishën nga partia NISMA.

Në këtë formë, Qeveria e re do të ketë rrafsh 61 deputetë pas largimit të Korab Sejdiut të AKR-së.

Nuk dihet se çka po ndodh me votën e Teuta Rugovës, për të cilën PDK e AAK kishin thënë se e kanë siguruar për Ramush Haradinajn.

Pra, sipas kalkulimeve të fundit, votat për Qeverinë Haradinaj janë në minimum dhe vetëm një mungesë e ndonjërit deputet nga koalicioni PANA mund ta rrezikojë numrin prej 61 deputetësh të nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat