Haradinaj u drejtohet serbisht qytetarëve serbë të Kosovës

Aktuale

Haradinaj u drejtohet serbisht qytetarëve serbë të Kosovës

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 16:58
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj u është drejtuar serbisht qytetarëve serbë të Kosovës me disa fjalë në Parlamentin e Kosovës.

Haradinaj që po prezanton kabinetin e tij qeveritar në Parlamentin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme, ka thënë se ai do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të vendit.

Haradinaj ka kërkuar votën e të gjithë deputetëve dhe ka thënë se do të punojë për zhvillimin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat