Kryeministri i parë që nuk tregoi planprogramin e qeverisë së tij

Aktuale

Kryeministri i parë që nuk tregoi planprogramin e qeverisë së tij

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 23:24
Ramush Haradinaj me ministrat e kabinetit qeveritar

Kur Ramush Haradinajt iu dha fjala nga kryeparlamentari Kadri Veseli, pasi u zgjodh kryeministër i Kosovës, për të mbajtur një fjalim rasti, kryetari i AAK-së nuk pati shumë fjalë.

Haradinaj nuk tregoi planprogramin e qeverisë së tij, ndonëse kjo është një praktikë e zakonshme që përdoret nga kryeministrat e zgjedhur. Haradinaj u bë kryeministri i parë i zgjedhur që nuk shpalos plaet e qeverisë së tij.

“Na shkoftë puna mbarë”, deklaroi Haradinaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke mos shtuar diçka më shumë, raporton Insajderi.

Në ditën kur u votua me 61 vota pro zgjedhjes kryeministër, Haradinaj vetëm i tregoi emrat e ministrave të kabinetit të tij.

Por, kur propozoi emrat e ministrave të tij Haradinaj foli shkurt, për qeverisjen e ardhshme të tij. Më shumë, Haradinaj foli për gjendjen e keqe në të cilën, sipas tij, ndodhet Kosova.

I vetmi deputet i koalicionin PDK-AAK-NISMA që nuk votoi pro zgjedhjes së Haradinajt kryeministër ishte Zafir Berisha nga NISMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat