Haxhiu, Haradinajt: Eja në seancë, mos u sillë nëpër zyret e Kuvendit

Aktuale

Haxhiu, Haradinajt: Eja në seancë, mos u sillë nëpër zyret e Kuvendit

Nga: A.M. Më: 10 shtator 2017 Në ora: 12:43
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e cila është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita ka reaguar për mos prezencën e kryeministrit të ri Ramush Haradinaj.

Ajo ka shkruar në Facebook se Haradinaj po sillet nëpër zyrat e kuvendit në vend se të jetë i pranishëm në seancë.

Postimi i plotë:

Në vend se të vijë në seancë ku po diskutohet programi qeverisës, kryeministri i ri paska vendosur të sillet në zyrat e Kuvendit.

E ftojmë të jetë i pranishëm në seancë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat