Zeka: Më të mirë janë deputetët serbë se ata të PDK-së e LDK-së

Aktuale

Zeka: Më të mirë janë deputetët serbë se ata të PDK-së e LDK-së

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 13:30
Milaim Zeka

Debat i ashpër ka nisur në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka, ka qenë i ashpër me deputetët e opozitës, duke i akuzuar se po përdorin kartën e nacionalitetit, dhe po abuzojnë me qytetarët e Kosovës.

“Unë dola në foltore jo me fol me deputetët e LDK-së e VV-së, dola me fol me qytetarët për abuzimin e turpshëm që po e bëjnë disa deputetë në emër të patriotizmit. Unë vij nga një fshat që quhet Obri dhe janë 100 të vrarë dhe në mesin e të vrarëve është e nëna ime, dhe abuzimi që po na bëhet neve, se gjëja kemi rënë në prehrin e vuqitit është abuzim i turpshëm, që këtu në mesin e LDK e PDK e VV ka njerëz të burgosur që e kanë mbajtur burgun për shkak të kundërshtimit ndaj Beogradit. Mos u thirrni në patriotizëm dhe në kartat e idiozitmit dhe kartat nacionale si Millosheviqi që ka luajt me kartat e nacionalizmit, e ka shkatërru Serbinë. Shkaktarët kryesor për shkatërrimin e këtij vendi e kanë PDK e LDK”, ka thënë Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat