Milaim Zeka i shanë me nënë deputetët e LDK-së: Nanen kam me jau q.. rend tanëve - Bota Sot
Milaim Zeka i shanë me nënë deputetët e LDK-së: Nanen kam me jau q.. rend tanëve

Aktuale

E premte, 17 nëntor 2017

Milaim Zeka i shanë me nënë deputetët e LDK-së: Nanen kam me jau q.. rend tanëve

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 16:26
Besa Gaxherri dhe Milaim Zeka

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka vazhduar banalitetin dhe fyerjet ndaj kolegëve deputetë edhe pasi ka dalë jashtë seancës së Kuvendit të Kosovës të dielën. Kryeparlamentari Veseli e përjashtoi Zekën nga seanca e sotme pasi përdori gjuhë të patolerushme brenda sallës së Kuvendit.

Deputeti nga radhët e partisë së Fatmir Limajt ka pasur një përballje të rëndë me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherrin, jashtë seancës plenare por brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës.

Zeka e ka fyer deputeten Gaxherri, derisa i ka sharë me nënë të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Portali lajmi ka siguruar një video amatore ku dëgjohet deputeti Zeka duke kritikuar e ofenduar deputeten Gaxherri.

“Pornografi ka me e ba. Nanen kam me jau q. rend tanëve. Për këtë kam hy deputet, me ju kallxu që ju jeni rrugaç te tanë, rrugaç jeni. Na jena ra në prehnin e Vuqiçit? Ju, që ja keni mbajt zhagun Serbisë tanë jetën. Partia jote ia ka mbajt zhagun Serbisë”

Ndërsa, Gaxherri dëgjohet teksa i thotë deputetit Zeka se dje e pritën Listën Serbe katër orë për të ardhur në Seancë.

Por, Zeka dëgjohet duke iu kundërpërgjigjur: “Ata janë ma të mirë se ju, ata janë ma të mirë se ju, ju jeni rrugaçë”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test