Der Standard: Vetë fakti që Lista serbe e mbështeti Haradinajn, tregon se Beogradi e pranon atë

Aktuale

Der Standard: Vetë fakti që Lista serbe e mbështeti Haradinajn, tregon se Beogradi e pranon atë

Nga: Fitim Dika Më: 10 shtator 2017 Në ora: 18:31
Ramush Haradinaj

Qeveria e ish komandantëve të UÇK-së kanë arritur të krijojnë shumicën parlamentare, pas tre muaj përpjekjesh, shkruan gazetarja e “Der Standard”, Adelheid Wolfl.

Në fund ata ia dolën. Nga e shtuna, Ramush Haradinaj, është përsëri kryeministër i Kosovës, një post që e mbajti për një kohë të shkurtër në 2004. Qeveria e Kosovës u krijua pas peripecive tre mujore mes PDK, AAK dhe NISMA si dhe e mbështetur nga Lista Serbe, pakicat dhe disa deputetëve tjerë. Haradinaj mori vetëm 61 nga 120 deputetët, për këtë koalicioni qeveritar shihet si shumë jo-stabile. AAK e Haradinaj, që ka mbështetje në rrafshin e Dukagjinit në Kosovën perëndimore, ka rreth 10 përqind të votave. Megjithatë në vitet e kaluara Haradinaj kishte luajtur një kurs të ashpër opozitar, që pa atë asgjë nuk mund të funksiononte në Kosovë.

Fletarresti serb

Zgjedhja e tij është një temë edhe në shtetin fqinj në Serbi. Sepse kundër Haradinaj, ekziston një flet arresti ndërkombëtar i lëshuar në Serbia, përkundër që dyherë më parë ishte lëshuar në liri nga Gjykatat Ndërkombëtare. Së fundi në janar 2017 ai u arrestua në aeroportin francez Mulhouse, ndërsa në prill u lirua pasi Franca hezitoi ta ekstradojë atë në Serbi. Por Haradinaj do vijojë dialogun me Serbinë. “Përkundër historisë tragjike, ne nuk mund ta ndryshojmë faktin që jemi shtete fqinje,” tha ai. Vetë fakti që Lista serbe e mbështeti Haradinaj, tregon se Beogradi është i gatshëm ta njohë atë si kryeministër. Kjo pasi Lista serbe kontrollohet nga partia e presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

Haradinajn e pret edhe një temë tjetër e vështirë - ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, që ai e kishte shmangur dy vitet e fundit, ndërsa pa të nuk mund të ketë liberalizim të vizave në hapësirën Shengen. Haradinaj është pranuar si kryeministër nga partitë tjera, sepse ka pranuar të ndërpresë politikën e bojkotit. Në muajt vijues pritet të jenë tensionuese akuzat e Gjykatës Speciale kundër krimet e mundshme të UÇK. PDK, AAK dhe NISMA kanë dalur nga strukturat e UÇK. / Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat