Kosova kujton 16 -vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA

Aktuale

Kosova kujton 16 -vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 06:52
11 shtator, 2001

Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer terrorist u shembën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni, ku humben jetën mijëra qytetarë.

Në 16-vjetorin e kësaj ngjarje, Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore.

Sot  Kuvendi i Kosovës në bashkorganizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Krizave, Zjarrfikësit e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë organizojnë aktivitete te shtatorja në sheshin ‘Bill Clinton’  në nderim të viktimave të 11 shtatorit.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme  duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’  hapet ekspozita me fotografi  që i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001 si  dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat