Shtyhet gjykimi ndaj Naser Osmanit

Aktuale

Shtyhet gjykimi ndaj Naser Osmanit

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 12:21
Pamje nga gjykimi

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka vazhduar gjykimi ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës Naser Osmani dhe të tjerëve në rastin e AKP-së.

Osmani akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, që ka të bëjë me privatizimin e fabrikës “FAN”.

Por, në mungesë të avokatit të tij Besnik Berishës, seanca është shtyrë për muajin tjetër.

Deputeti që këtu është i akuzuar, ka kërkuar nga Gjykata largimin e kamerave nga seanca, siç ka thënë, për arsye personale.

“Ne do të vendosim për këtë kërkesë edhe në pajtim me mediat, pra që të merren ndoshta disa sekuenca në fillim dhe pastaj gazetarët të qëndrojnë këtu sepse ky është gjykim publik”, ka thënë Shasivar Hoti, kryetar i trupit gjykues.

Sipas aktakuzës Naser Osmani akuzohet se në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e ka përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të ndërmarrjes “FAN-Podujevë”, të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5 milionë euro. Ai akuzohet se gjithashtu si anëtar i Bordit të AKP-së ka vendosur dhe votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar ndërmarrjen e re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat