Haradinaj takon ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:21
Ramush Haradinaj dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Haradinaj dhe ambasadori O’Connell biseduan për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ata theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe njëkohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare.

Ambasadori O’Connell duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në agjendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat