Haradinaj e nis punën me shkarkimin e Komisionit të Murat Mehës

Aktuale

Haradinaj e nis punën me shkarkimin e Komisionit të Murat Mehës

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:19
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Kryeministri i ri i Qeverisë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e parë të Qeverisë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Murat Mehën. Ai po ashtu e ka njoftuar kabinetin qeveritar se ka kërkuar që këtë komision ta udhëheq, Shpetim Bulliqi.

Haradinaj: Kemi shumë arsye, Komisioni i është shkarkuar

“Unë pata një konsultë jo me gjithë partnerët politik. Me njërin që ka më së shumti deputetë në parlament, PDK-në, më herët për këtë temë. Ishte një konsultë shumë konstruktive m kryetarin Veseli, është kryetar partie, kryetar parlamenti s’është marre me shpjegu që kemi bisedua me te. Kosova është ka ngecë me këtë temë, gjatë ka mbetur kjo pa e marrë një drejtim të caktuar Kosova. Tani kjo është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave. Kemi plot arsye shtesë që nuk mundemi me ngecë me këtë Komisionin, që ka pasur edhe i ka skaduar mandati. Unë i propozoj edhe sot shkarkimin e këtij Komisioni. Kryesues ka qenë moti Meha, ai edhe ashtu ka dhënë dorëheqjeje me sa di unë më herët. Sot kam pas takim me zotin Shpetim Bulliqi dhe i kam kërkuar që ai ta udhëheq me këtë Komision. Edhe t’i sjell Qeverisë sonë të gjeturat rreth shënimit të kufirit”, tha Haradinaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë, Abelart Tahiri, i cili ka pyetur kryeministrin Haradinaj se a është konsultuar paraprakisht me palën malazeze për këtë çështje.

Tahiri: A jeni konsultuar me autoritete malazeze për këtë vendim

“Unë e pata vetëm një pyetje rreth kësaj pike të fundit. A keni vënë kontakt me autoritetet e Malit të Zi . Si do të reflektojë kjo në raportet tona në të ardhmen, t’u e ditë që ata e kanë miratua këtë marrëveshje në Parlament”, Tahiri.

Hradinja ju është përgjigjur shqetësimit të Tahirit duke thënë se qëllimi i Qeverisë është për me e zgjedh këtë temë edhe ai beson që kjo është në funksion për të ecur përpara.

Pikë tjetër që u diskutua në këtë mbledhje ishte programi qeverisës. Ku i pari i Qeverisë , Ramush Haradinaj, ka kukuar nga ministrat që deri të hënën ta përpilojnë planin qeverisës, në mënyrë që të dorëzohet në Kuvend. Haradinaj po ashtu tha se duhet sa më parë të fillojnë me punën, pasi sipas tij ka nevojë për me ndryshua gjendjen ekonomike.

Haradinaj: Duhet menjëherë të punojmë në rritjen ekonomike

“Pra është për  me ndryshuar gjendjen ekonomike. Menjëherë me fillua një rritje ekonomike. Një rritje që është e vazhdueshme, që është reale edhe që është e qëndrueshme. Pra kjo është detyrë e jonë, e kemi marrë me vetëdije këtë detyrë. Po këtë ne duhet ta shkruajmë në planë qeverisës. Që është real, që niset nga gjendja reale nga gjitha ata parametra që janë real. Do ta bëjmë ne gjatë kësaj jave . Pra, jo se ne nuk i kemi analizuar gjitha ato se çka do të bëjmë, po na duhet me e lidh me të vërtetën. Në rend e ligj nuk e kemi gjendjen keq. Ka plot të arritura. Po në Kosovë ka shumë punë. Do të kemi plan real që niset nga gjendja reale. Në shëndetësi kemi shumë punë. Njerëzit tonë mjekët personeli mjekësor, vërtet janë heronjtë. Në çfarë rrethana, në çfarë kushte punojnë, në çfarë presioni punojnë, ne ju jemi mirënjohës. Por ne duhet t’ju japim atyre një partner serioz, që e shëron shëndetësinë”, tha Haradinaj.

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër, ka thënë se duan po ashtu që të kthehet besimi tek qytetarët serbë, e që po ashtu duhet të jetë prioritet që kjo të ndodh. Ai po ashtu tha se pret që së bashku me kolegët ministra të punojnë bashkë për të krijuar kushte për jetë, për të gjithë qytetarët. Në ndër kohë, Hradinaj e ka siguruar zëvendëskryeministrin Jevtiq se serbët e Kosovës shumë shpejtë do të fitojnë besimin.

Haradinaj: Serbët dhe gjithë qytetarë do të kthejnë besimin

Video: “Ne do të krijojmë më shumë besim të ndërsjellët me serbët e Kosovës. Pra është me rendësi kjo janë bashkëqytetarë, njerëz të këtij vendi duhet ta krijojmë këtë besim. Jam shumë mirënjohës, gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë pra një shkallë të lartë të besimit të ndërsjellat. Po na duhet edhe më shumë punë me serbët e Kosovës. Besoj që këtë do ta bëjmë bashkë. Çdo herë duke u bazuar në respekt nderim të ndërsjellë”, tha Haradinaj.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli e ka përgëzuar kabinetin qeveritar për iniciativën për mbajtjen e mbledhjes në ditën e parë të punë së qeverisë.

Pacolli: Nga tani të ulemi e të bisedojmë

“Nga tani të ulemi e të bisedojmë, që të hënën të jemi bashkë me programin qeveritar”, tha Pacolli.

Kurse zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë, janë lajme të mira, ndërsa theksoi nevojën që të kenë një program cilësor.

Hoxhaj: Është e mirë të kemi një program cilësor

“Për ne është e mirë të kemi një program cilësor. Të kemi tre fokuse, zhvillimin ekonomik, na duhet të kemi mbështetje më të mirë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, fokusi kryesor zhvillimi ekonomik. Papunësia, sfida kryesore që ka vendi, zbatimi i MSA-së, zbatimi i agjendës evropiane. Do të jetë prioritet i jonë liberalizimi i vizave dhe përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi, transformimi i FSK-së në FAK. Fokusi i fundit kompletimi i sovranitetit të Kosovës, dialogu me Serbin si dhe anëtarësimi në OKB duhet të jetë një ndër pritjet kryesore”, tha Hoxhaj dhe shtoi se të hënën do ta kenë programin qeverisës.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësis, Besim Beqaj ka paralajmëruar se brenda këtyre dy ditëve do ta kenë një takim me ministrinë e Administratës Publike, për ta rishikuar rregulloren e Qeverisë, e cila duhet të sistemojë edhe ministrinë e re të Inovacionit dhe Ndërmarrësis, e cila do të merret me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe me inovacionin, si rrugë drejt rritjes së produktivitetit në ndërmarrje.

Ai po ashtu shprehu besimin se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do ta sjellë një vendim për kompetencat dhe strukturën organizative, se çfarë do ta ketë ministria

Beqaj: Duhet të sistemohet Ministria e Inovacionit

“Duhet të paralajmëroj që ne brenda këtyre dy ditëve do ta kemi një takim me Ministrinë e Administratës Publike për të rishikuar rregulloren e Qeverisë, e cila duhet të sistemojë edhe Ministrinë e re të Inovacionit dhe Ndërmarrësis, e cila do të merret me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe me inovacionin si rrugë drejt rritjes së produktivitetit në ndërmarrjet tona dhe besojë që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do ta sjellim një vendim për kompetencat dhe strukturën organizative se çfarë do ta ketë ministria”, tha ai.

Ndërsa jashtë rendit të ditës, ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar nga ministrat që të bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të përgatiten për rishikim të buxhetit, raporton KosovaPress.

Hamza: Duhet propozime nga ministritë për rishikim të buxhetit

“Me qëllim që ti zhvillojmë proceset përpara, e dimë që kemi pasuar një kohë mungesë të institucioneve. E dinamikë situatën si është me buxhet, unë i lus ministra që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme. Fillimisht është nevojë e domosdoshme rishikimi i buxhetit dhe të vijnë sipas kalendarit dhe ftesës që ne do ta ja bëjmë si MF, të punojnë në përgatitjen e rishikimit të buxhetit”, tha Hamza.

Ai po ashtu beson  qe duhet te jete një program i tillë ku në fokus të ketë rritjen ekonomike. Si dhe Kosova të ketë top prioritet ruajtjen e stabilitetit makro financiar.

Qeveria në mbledhjen e parë flet për programin qeverisës

Qeveria e re e Kosovës posa ka filluar mbledhjen e parë të saj, ku do të shqyrtohet programi i qeverisës, si dhe propozim vendimi për shkarkimin e anëtarëve të Komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat