Haradinaj premton përmirësimin e gjendjes në shëndetësi

Aktuale

Haradinaj premton përmirësimin e gjendjes në shëndetësi

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, vizitën e parë si kryeministër e realizoi në QKUK gjatë orëve të mbrëmjes, ku ishte i shoqëruar nga zv. kryeministri Bexhet Pacolli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, u pritën nga drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjoci.

Mjeku kujdestar Avdush Bajgora, e ka njoftuar atë për gjendjen në QKUK, i cili i tha se janë në gjendje para falimentimit.

Bajgora: Shpresojmë në qeverisjen tuaj

“Na jemi në gjendjen para kolapsit. Shpresojmë shumë në Qeverinë e juaj që keni me dhënë diçka. Na mungojnë barnat esencialë. Barnat më elementare. Nuk kemi katedër urinuar, nuk kemi kanilla, nuk kemi qese urinare, nuk kemi dorëza për një përdorim. Kështu që na shpresojmë shumë në Qeverinë e juaj, që do t’i jepni një përkushtim për gjendjen”, tha Bajgora.

Ndërsa, Haradinaj i ka siguruar mantelbardhët që nuk do t’i lënë vetëm.

Haradinaj: Do t’ju ndihmojmë nuk do t’ju lëmë vetëm

“Qëllimi i kësaj ardhje, e para me e falënderuar personelin mjekësor gjitha niveleve, për një punë që është vërtet heroike, e cila gjithë kohën në presion e vështirësi. E dyta me ju thënë se nuk duam me ju lënë vetëm. Me qenë me ju që ta përmirësojmë gjendjen në shëndetësi. E di që e bëni një punë të jashtëzakonshme mos u ndalni”, tha Haradinaj.

Gjendje tronditëse e cilësoi edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ku tha se me këtë vizitë tregojnë se do të përkushtohen që të përmirësohen kushtet.

Pacolli: Gjendje tronditëse

“Gjendja është tronditëse. Është edhe më tronditëse kur dëgjojmë se mungojnë instrumentet dhe preparatet më bazike për t’i dal në ndihma pacientëve. Unë e respektojmë dhe e vlerësoj shumë vendimin e Haradinajt prej vizitave të para. Është përzgjedh emergjenca ky veprim do të ketë përkujdesje dhe unë e besoj”, tha Pacolli.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli tha po ashtu se me ketë vizitë u bëjnë të ditur se do t’i mbështesin dhe t’i ndihmojnë shëndetësisë.

Ismajli: Do të përmirësojmë gjendjen

“Kjo vizitë tregon një përkushtim të madh të Qeverisë për përkushtimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë, si mbështetje institucional direket për punëtoret shëndetësore, e po ashtu kërkim të zgjidhjeve që ta përmirësojmë shërbimin ndaj qytetareve. Ne e dimë se shumë herë mjekët tan përballen me kushte jo të lehta për punë. Andaj ne do t’i mbështesim ata do të ketë investime nga Qeveria e Kosovës. Po në anën tjetër do të kërkojmë përmirësimin e cilësisë përmasime të shërbimeve”, tha Ismajli dhe shtoi se do të punojnë deri në orët e vona në mënyrë që të ju dalin në ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat