Deputeti i VV-së thotë se Teuta Rugova e bëri zv/kryeministër sekserin Gashi

Aktuale

Deputeti i VV-së thotë se Teuta Rugova e bëri zv/kryeministër sekserin Gashi

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 06:53
Haradinaj te Familja Rugova

Glauk Konjufca ka thënë se Dardan Gashi është bërë zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës prej deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i ftuar në emisionin Zona B, ka deklaruar se me votat e saj, Teuta Rugova e shpërbleu me sekserin e koalicionit PAN.

“Një ngritje vote po kushton me një post në qeveri”, ka thënë Konjufca.

Konjufca e ka quajtur ‘Rezervë të Artë’ të qeverisë Haradinaj, vajzën e ish-presidentit Rugova. Ka thënë se Teuta Rugova do t’i shërbejë qeverisë së re.

“Teuta Rugovën, unë e quaj ‘rezerva e artë’, sepse nëse Zafir Berisha nuk voton pro vendimeve të qeverisë atëherë ata[koalicioni qeverisës v.j] e kanë Teuta Rugovën. Teuta Rugova e bëri zv/kryeministër dhe ministër të Diasporës Dardan Gashin”, deklaroi ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat