Sinjalet e para që tregojnë paqëndrueshmërinë e qeverisë

Aktuale

Sinjalet e para që tregojnë paqëndrueshmërinë e qeverisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 shtator 2017 Në ora: 07:23
Ramush Haradinaj

Shefi i grupit parlamentar nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova po hyn në një fazë të errët, pas tre muaj vonesë janë themeluar institucionet e vendit përmes tri metodave secila më e dëmshme dhe e turpshme se tjetra. “Nga sot vendi po hynë në krizë të përgjithshme, të degradimit institucional të Kosovës. Kjo është fatkeqësi për vendin për këtë koalicion qeverisës”, ka thënë Hoti gjatë seancës parlamentare. Sipas tij është e pafalshme që të kthehet ndikimi i plotë I Beogradit. Qytetarët e Kosovës nuk do  të falin këta njerëz që shiten si çlirimtarët.

“Puna e luftimit të korrupsionit nuk është kryer përfundimisht, LDK bashkë me qytetarët nuk do të lejojnë këtë qeveri të kthejnë vendin mbrapa”, ka theksuar ai.

"Po kthehet ndikimi i plotë i Beogradit në Kosovë”, ka thënë Hoti, në seancën e Parlamentit. Hoti ka thënë se për vrasjet e pasluftës duhet të japë përgjigje kjo Qeveri. Ai ka thënë se organet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të kapura.

Hoti ka bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë

Hoti ka bërë thirrje për rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Hoti është shprehur i bindur  se partia e tij do të fitojë luftën për të rrëzuar këtë qeveri. “LDK bashkë me qytetarët nisin luftën për rrëzimin e kësaj qeverise dhe do të luftojmë për zgjedhjet e reja”, ka shtuar ai.  Hoti ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj të tregojë se çfarë i ka premtuar Listës Serbe në këmbim të votës

“Ne LDK do të jemi gardian të ruajtjes së Republikës së Kosovës nga degradimi që mund të nisë që nga dita e nesërme. Jo kjo qeveri fatkeqe që u formu. Në lidhje më këtë profesori i shkencave politike Dashnim Ismajli ka thënë se kjo qeveri me ketë përbërje tashmë kanë dhënë sinjalet e para lidhur me paqëndrueshmërinë dhe mosfunksionimin e saj për një afatë të gjatë kohorë, e them këtë duke marrë për bazë mos prezantimin e një programi të mirëfilltë qeverisës, mandej emrimi i individëve jo profesional për dikasteret që do udhëheqin lënë të kuptohet se një qeveri e këtij lloji është formuar vetëm si revanshim i inateve dhe kritikës nga PAN ndaj dy partive tjera që përbëjnë opoziten, apo thënë më shkurtë shumicën legjitime në Parlament.

“Mendoj se përpos vullnetit të mirë të Ramush Haradinaj për një udhëheqje efektive, nuk ka diçka që bënë qytetarin të shpresoj se një qeveri përmes kësaj formule me njerëz që nuk gëzojnë kredibilitet për të qenë në këto pozita do i mundësoj Kosovës zhvillim ekonomik, avancoj proceset që e presin dhe të përshpejtoj përpsektivën e saj integruese”.

Image
Dashnim Ismajli

Ai ka thënë se krijimi i kësaj natyre qeverisëse bënë çysh në fillim të punës së saj të mos gëzoj besimin e shoqërisë duke mos anashkaluar po ashtu edhe dëshpërimin e ndërkombëtarëve.  Mendoj se Kosovës më së paku ju ka dashur një qeveri e tillë në këtë kohë sa të vështirë aqë edhe të rëndësishme për të ecur tutje me demokratizimin e shoqërisë dhe forcim të subjektivitetit të saj ndërkombtarisht. Andaj Ismajli mendon se pos që do jetë e vështir me një shumicë jo të sigurt në legjislativ, përball një opozite të fort dhe mirë organizuar, edhe më të vështirë do e ketë ekzekutivi, duke ditur se kemi një ndarje jo proporcionale në Ministri ndërmjet partive të mëdha dhe të vogla, këtu duke marrë parasysh edhe listën serbe me një ndikim të madh politikë, e përfaqësuar nga një komuniteti që vazhdimisht politiken e tyre e zhvillojnë në interes të Beogradit, dhe qëllimin primar e kanë zhbërjen e republikës së Kosovës, dhe gjithashtu  partitë e tjera të vogla shqiptare, që përfaqësohen nga njerëz jo kredibil, tekanjoz dhe të padëgjueshëm që unë dyshoj se politika e tyre zhvillohet më shumë në interesa të vendit se sa atë personal apo klanor.

“Një qeveri me 61 vota në Kuvend dhe e ndarë në shumë parti të vogla me apetite të mëdha nuk besoj se do jetoj gjatë, marrë parasysh nga praktikat e kaluara kur kemi pasur qeveri më stabile dhe me një komoditet më të qëndrueshëm dhe nuk kanë arritur te përfundojnë mandatin e tyre te rregullt qeverisës. Unë mendoj se opozita me një numër kaq të madh deputetësh në Parlament,  do e ketë mjaft të lehte të sfidoj punën e kësaj qeverie, dhe qysh në sfidat e parat të qeverisë Haradinaj mundë të vie edhe rrëzimi  i saj” ka thënë Dashnim Ismajli.

Image
Blerim Burjani

Kurse analisti Blerim Burjani tha për “Bota sot” se  mund të ndodh që kjo qeveri ta rrezoj veten pasi që do të jetë praktikisht e pa mundshme të ec përpara në cilëndo temë që fillon, kjo qeveri i ka gjasat tërësisht të vogla për funksionim.

“Kjo qeveri është  bërë për ndonjë ditë siç thuhet në gjuhë popullore, do të ishte mirë që se paku të këtë një marrëveshje për disa tema më opozitën për të kaluar që  janë ne interes qytetar dhe pastaj të shkohet në  zgjedhje se kjo dihet se s’ka kurrfarë gjase, pra s’ka asgjë që do të ecte kjo qeveri në mënyre normale, s’ka as kuadro, as ministra as këshilltar asgjë praktikisht , improvizime sikur të ishte viti 2000 e jo 2017 ku shteti ka edhe shumë kuadro”, ka thënë Burjani.

Sipas tij mandatari ka problem më punua më njerëz të dijshëm kjo është ajo që dihet për të, nuk është bashkëpunues më njerëz eksperte. Prognoza ime do të jetë që brenda 5-6 muajve të shkohet në zgjedhje, unë kam pas një mendim tjetër qysh në fillim të PAN se më mirë të këtë zgjedhje se qeveri katastrofë e  dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat