Baxhaku i LDK-së: Decertifikimi i Zafir Berishës, hakmarrje ndaj tij dhe lëndim i demokracisë

Aktuale

Baxhaku i LDK-së: Decertifikimi i Zafir Berishës, hakmarrje ndaj tij dhe lëndim i demokracisë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:10
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për decertifikimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune nga radhët e Nismës, Zafir Berisha. Sipas tij, fjala në këtë rast është për hakmarrje.

“Pushteti i krimit, shantazhit dhe zhvatjes, si duket e ka nuhatë me kohë humbjen e thellë që do ta pësoj në Prizren. Nga paniku për të shpëtuar diçka nga e pamundura, ka filluar të përdor mekanizma shtetëror për qëllime politike.

Në vazhdën e kësaj lufte të pandershme, ishte sot edhe rasti i deçertifikimit të deputetit Zafir Berisha nga gara për kryetar të Prizrenit.

Duke e pasur te qartë, se Zafir Berisha e ka demtuar më së shumti në elektorat këtë parti, deçertifikimin e tij sot, nuk e kuptoj ndryshe pos hakmarrje ndaj tij dhe lëndim të demokracisë.

Unë e inkurajoj deputetin Zafir Berisha të mos dëshpërohet, por përkundrazi, bashkë me subjektin e tij Nisma për Kosovë të na bashkohet në luftën tonë të perbashkët kundër këtij pushteti kriminal”, ka shkruar Baxhaku në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat