Gashi për demarkacionin: Më mirë të pritet pak kohë, sesa të humbet shumë territor

Aktuale

Gashi për demarkacionin: Më mirë të pritet pak kohë, sesa të humbet shumë territor

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 21:49
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arben Gashi, në Zona B, ka thënë se nuk është kundër një rishqyrtimi të demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Ai ka deklaruar se nëse ka materie çështja duhet të shqyrtohet, pasi më mirë është që të humbet kohë, sesa të humbet territor.

“Nëse ka brum për t’u shqyrtuar profesionalisht kjo çështje, besoj se Shpejtim Bulliqi do ta bëjë këtë gjë mirë. Dhe nëse mund të mbrohet interesi i Kosovës në këtë rast, atëherë pse të mos bëhet”.

“Nëse ka dyshime se vendi po humbet territor, më mirë është që të pritet pak kohë, sesa të humbet shumë territor. Çdo propozim i mbetur në procedurë kthehet në pikën zero. Komisioni duhet të prodhojë një dokument që i cohet qeverisë, e cila më pastaj procedon me të”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat