Vuçiq lëvdohet me deklaratat e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Aktuale

Vuçiq lëvdohet me deklaratat e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 22:02
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjet e medias serbe, e cila ka cituar deklaratën e ish-kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se Qeveria e Kosovës gjoja është në duart e Vuçiqit, ka deklaruar se ajo që ka thënë Kurti nuk është e vërtetë.

“Ne kemi ndikim, ndikim minimal do të thosha, por ajo Qeveri nuk është në duart e mia”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Vuçiq, në konferencën për media, i ka lexuar të përkthyera deklaratat e Kurtit dhe të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për ndikimin e Serbisë në Kosovë, duke i potencuar si arritje të politikës së tij.

Presidenti serb është lëvduar sidomos me një deklaratë të Mustafës, i cili në një shkrim në Facebook, në ditën kur u votua qeveria e Ramush Haradinajt, tha se Serbia po kryen masakër në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat