“Kosova udhëhiqet nga një krijesë i pa dije, injorant i hutuar që ka ardhur në një rol që nuk e zotëron”

Aktuale

“Kosova udhëhiqet nga një krijesë i pa dije, injorant i hutuar që ka ardhur në një rol që nuk e zotëron”

Nga: Bota sot Më: 13 shtator 2017 Në ora: 07:38
Ilustrimi nga Aurel Dasareti

Opinionisti Aurel Dasareti i cili vepron në SHBA, ka reaguar pas formimit të Qeverisë. Ai në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka thënë se Kosova do të udhëhiqet nga “një krijesë i pa dije, injorant i hutuar i cili ka ardhur në një rol që nuk e zotëron”.

Dasareti në shkrimin e tij, ka thënë se Qeveria e re e drejtuar nga Haradinaj, është një fatkeqësi për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e tij të plotë:

Rambo udhëheqë Kosovën

Kosova udhëhiqet nga një krijesë i pa dije, injorant i hutuar i cili ka ardhur në një rol që nuk e zotëron.

***

Rambo është një qenie e gjallë që objektivisht ekziston në Kosovë. Një krijesë e vogël, e shëmtuar dhe e dobët. Krijesë e mjerë. Gjynah i Perëndisë. Një fatkeqësi për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë. Krijesë e pamoralshme dhe mosmirënjohëse që përfundimisht, me lidhjen e kurorës me dhëndër serbo-çetnik e tregoi karakterin e tij tradhtar. Ai njeh vetëm diçka, edhe atë në mënyrë fare të cekët ose shumë të kufizuar, sepse pas dashurisë për një karrige mendjen e ka tërësisht të turbulluar.

Kur para disa muajsh Franca e mbajti në “paraburgim” për t`ia “dërguar” Serbisë, të gjithë ne shqiptarët naiv u ngritëm në këmbë për ta vizituar në “burg” ose për ta mbrojtur nga “ekstradimi”. Ku ta dinim ne të shkretët se “gjenerali” i vetëshpallur, i paditur, i pa shkollë dhe pa asnjë lloj arsimimi është vetëm një bërllok?!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat