Gecaj Bulliqit: Kujdes, je futur nën sqetullën e PDK-së

Aktuale

Gecaj Bulliqit: Kujdes, je futur nën sqetullën e PDK-së

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:24
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Shpejtim Bulliqi më në fund ka shkuar në strofullin e vet.

“Ai që dje na akuzonte me agresivitet për koalicionin me PDK-në, sot është futë plotësisht nën sqetullën e tyre dhe të patronëve të tij të mëhershëm”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Postimi i plotë:

BULLIQI MË NË FUND NË STROFULLEN E VET

Në Gushtin e vitit të kaluar kisha postuar një shkrim tanimë profetik; pra, në fund të shkrimit kisha thënë se “…e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit…”. Kjo tanimë është bërë e qartë si kristali. Ai që dje na akuzonte me agresivitet për koalicionin me PDK-në, sot është futë plotësisht nën sqetullën e tyre dhe të patronëve të tij të mëhershëm.Për shkaqe mediatike dhe shpërndarje (largim) të fajit (përgjegjësisë), Ramush Haradinaj kishte emëruar dikur Nysrete Kumnovën në krye të komisionit qeveritar për personat e pagjetur, por…. Të njëjtin fat do ta ketë edhe Bulliqi.Shkrimi i vitit të kaluar:“Shpejtim Bulliqi paska “shpejtuar” për të ironizuar dashakeqazi me shprehjen e përdorur nga unë para disa ditësh kur thash se komunistët Jugosllavë “na i kishin prerë teshat pa na pyetur fare”; mu ata komunistë dhe ato institucione të cilat ky Bulliqi me shokë i konsiderojnë institucione kredibile, edhe pse pikërisht ato institucione kanë masakruar pamëshirshëm popullin tonë (dhe jo vetëm). Shpejtim Bulliqi duhet ta mendoj mirë kur Amerikanët i quan edhe miqtë e tij, pasi që deri më tani të gjitha instancat e atij shteti tonë mik kanë qenë të qarta si kristali në qëndrimet e tyre mbi demarkacionin, qëndrime këto të cilat shkojnë plotësisht ndesh me ato të Bulliqit me shokë. Është mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat