Pyetet se pse VV nuk iu bashkua PAN-it, Kadaj-Bujupi befason me përgjigjen

Aktuale

Pyetet se pse VV nuk iu bashkua PAN-it, Kadaj-Bujupi befason me përgjigjen

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 10:58
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka qenë mysafire e një debati të realizuar në RTV Dukagjini, në të cilin është diskutuar kryesisht për marrëdhëniet Pozitë-Opozitë.

Në debat ishin të ftuar Rasim Selmanaj nga pozita (AAK) dhe Donika Kadaj Bujupi nga opozita (VV). Po ashtu, në panelin debatues kanë qenë edhe analistët Imer Mushkolaj dhe Besnik Berisha.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe rreth “shqetësimit” që ka ajo dhe partia që ajo përfaqëson, e që ka të bëjë me kushtet e Listës Serbe për të dhënë votën e tyre për qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Ne nuk kemi marrë përgjigje nga qeveria se cilat kanë qenë kushtet e Listës Serbe, disa janë bërë publike, disa po mbahen sekret. Janë tre muaj që po negociojnë dhe sa herë janë pyetur se cilat janë kushtet e Listës Serbe, kanë thënë se nuk e dimë për kushtet”.

Ndërkaq në pyetjen e gazetarit se pse partia e saj nuk janë futur në koalicion me PAN, në mënyrë që mos tu lihet serbëve që të vendosin.

“Po e përsëri atë që pat thënë Ramush Haradinaj, nuk bëhemi bashkë me të keqin dhe të ligun. Tash këta u bënë bashkë, tash na me e vazhdu atë shembull të keq, në një moment kur PDK duhet të jetë në opozitë, për tu çkap shteti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat