Haradinaj nervozohet për Demarkacionin, fyen gazetarët: Kryeni shkollë e lexoni, se s’po i kuptoni gjërat

Aktuale

Haradinaj nervozohet për Demarkacionin, fyen gazetarët: Kryeni shkollë e lexoni, se s’po i kuptoni gjërat

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 12:26
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, pak ditë pasi mori detyrën si kryeministër i vendit, nuk hezitoi t’i fyejë gazetarët.

Kryeministri u sugjeroi gazetarëve të kryejnë shkollë dhe të lexojnë më shumë, sepse nuk po i kuptojnë gjërat. Reagimi i kryeministrit erdhi pas një pyetje që iu bë lidhur me qëndrimin e SHBA-ve, për çështjen e Demarkacionit, ku mediat raportuan se SHBA-të kanë pohuar se ata do ta njohin vetëm versionin e tanishëm të demarkacionit dhe asnjë version tjetër.

 E Haradinajt të cilit nuk i pëlqeu kjo pyetje, iu vërsul gazetarëve, duke i fyer se ata nuk dinë të lexojnë anglisht dhe s’po i kuptojnë gjërat si duhet.

Haradinaj: Kryeni shkollë, se s’po i kuptoni  gjërat

“Kam respekt për media shumë besoni. Por shumica juaj, as nuk dini me lexu anglisht, as  s’po dini me i kuptu çka kanë thanë. Problem është i juaji. S’kam ndonjë koment. Ju po raportoni pa e dit si raportoni, besoni. Shkoni më shumë në shkollë, kqyrni çka po thonë ata. E shoh unë çka kanë thanë, e kam lexu deklaratën e tyre. Kjo që po thu ti, amerikanët nuk po pajtojnë nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë dikund që thotë s’pajtohem me këtë apo me atë. Ata thonë se nuk insistojnë ku është vija kufitare një. E dyta thonë se ne kemi mendu që kjo marrëveshje duhet me shku kështu. Pra lexoni mirë. Herën tjetër kur të jeni më të saktë çka kanë thënë ata edhe unë iu përgjigjem",  tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat